Electrolux EC3201AOW Bedienungsanleitung Seite 10

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 32
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 9
2. Pastroni rregullisht pajisjen dhe
aksesorët e saj me ujë të ngrohtë
dhe sapun neutral.
Pastroni me kujdes guarnicionin e
kapakut.
3. Thajeni plotësisht pajisjen.
4. Futeni spinën në prizën elektrike.
5. Ndizni pajisjen.
7.2 Shkrirja e ngrirësit
KUJDES!
Mos përdorni kurrë mjete të
mprehta metalike për të
gërryer akullin pasi mund të
dëmtoni pajisjen. Mos
përdorni pajisje mekanike
apo mjete artificiale për të
përshpejtuar procesin e
shkrirjes, përveç atyre të
rekomanduara nga
prodhuesi. Rritja e
temperaturës së pakove të
ushqimit të ngrirë gjatë
shkrirjes mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës të
arrijë një trashësi prej 10-15 mm.
Sasia e brymës në muret e pajisjes do të
shtohet nëse ambienti i jashtëm ka nivel
të lartë lagështire dhe nëse ushqimi i
ngrirë nuk është mbështjellë mirë.
Koha më e mirë për të shkrirë ngrirësin
është kur brenda tij nuk ka ose ka pak
ushqime.
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni të gjitha ushqimet nga pajisja,
paketojini me disa shtresa gazete
dhe vendosini në një vend të freskët.
3. Lëreni kapakun hapur, hiqni tapën
nga tubi i kullimit të ujit të shkrirë dhe
mblidheni të gjithë ujin e shkrirë në
një enë.
4. Kur procesi i shkrirjes të ketë
përfunduar, thani mirë pjesën e
brendshme të pajisjes dhe rivendosni
tapën.
5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni rregullatorin e
temperaturës në pozicionin e
ftohtësisë maksimale dhe lëreni
pajisjen të punojë për dy ose tre orë
me këtë cilësim.
7. Rifutni në ndarjet e pajisjes ushqimet
që hoqët më parë.
7.3 Periudhat e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Fikni pajisjen dhe shkëputni pajisjen
nga furnizimi me energji elektrike.
2. Nxirrini të gjitha ushqimet nga pajisja
3. Shkrini dhe pastroni pajisjen dhe
gjithë aksesorët e saj.
4. Lëreni kapakun hapur për të
parandaluar aromat e pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të
ndezur, kërkojini dikujt ta
kontrollojë herë pas herë për
të shmangur prishjen e
ushqimit brenda në rast
ndërprerjeje të energjisë
elektrike.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
www.electrolux.com10
Seitenansicht 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 31 32

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare