Electrolux EJ2801AOX Bedienungsanleitung Seite 8

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 64
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 7
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
5.1 Kursimi i energjisë
Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose të ngrirësit.
Mos e mbani derën e frigoriferit ose të
ngrirësit hapur për më gjatë se sa
nevojitet.
Nëse pajisja funksionon vazhdimisht
dhe ka brymë në pjesët e brendshme të
poshtme, shkaku mund të jetë:
Çelësi i temperaturës është vendosur
në pozicionin më të ulët.
Temperatura e dhomës, ku është
instaluar pajisja, është tepër e
ngrohtë.
Pajisja është plot.
Vendoseni çelësin e temperaturës në
një pozicion më të lartë. Fillon shkrirja
automatike dhe konsumi i energjisë
ulet.
5.2 Ftohja
Mos vendosni ushqim të nxehtë në
frigorifer. Prisni derisa të ftohet.
Mos vendosni në frigorifer lëngje që
avullojnë.
Të gjitha ushqimet që mbajnë erë të
rëndë vendosini në enë të mbyllura.
Sigurohuni që rreth ushqimit të
qarkullojë ajër.
Vendosni të gjitha llojet e mishrave në
qese plastike. Vendosini në raftin prej
xhami mbi sirtarin e zarzavateve. Mos e
mbani mishin në frigorifer për më
shumë se 2 ditë.
Vendosni një kapak mbi ushqimet e
gatuara dhe gatesat e ftohta dhe lërini
në një nga raftet.
Zarzavatet dhe frutat lajini dhe
vendosini në sirtarin e zarzavateve.
Vendosni gjalpin dhe djathin në enë të
mbyllura me kapak, të mbështjella me
fletë alumini ose qese plastike.
Sigurohuni që shishet e qumështit të
kenë kapak dhe vendosini në raftin e
shisheve në derën e pajisjes.
Mos mbani banane, patate, qepë dhe
hudhra të pa mbështjella në frigorifer.
5.3 Ngrirja
Pllaka e specifikimeve tregon sasinë
maksimale të ushqimit që mund të
ngrijë ngrirësi në 24 orë.
Ngrirja e ushqimit përfundon për 24
orë. Mos e vendosni ushqimin në
ngrirës gjatë kësaj kohe.
Vendoseni ushqimin në sasi të vogla në
ngrirës. Kjo ndihmon të ngrini ushqimin
shpejt dhe të shkrini vetëm sasinë e
nevojitur.
Mbështilleni ushqimin me fletë alumini
ose vendoseni në qese plastike.
Sigurohuni që paketimi të jetë hermetik.
Mos e vendosni ushqimin e freskët
bashkë me ushqimin e ngrirë. Kjo bëhet
për të parandaluar që temperatura e
ushqimit të ngrirë të rritet.
Koha e ruajtjes për ushqimet e
yndyrshme është më e shkurtër se sa
për ushqimet e payndyrshme ose
ushqimet me pak yndyrë. Kripa ul
kohën e ruajtjes së ushqimit.
Rekomandojnë që të shkruani mbi çdo
paketim datën se kur është ngrirë
ushqimi.
5.4 Depozitimi i ushqimeve të
ngrira
Kur blini ushqime të ngrira, sigurohuni
që t'i vendosni në ngrirës shumë shpejt.
Kur e shkrini ushqimin, duhet ta gatuani
brenda një kohe shumë të shpejtë.
Ushqimi që është shkrirë më parë, nuk
duhet ngrirë.
Sigurohuni që data e skadimit të mos
ketë kaluar. Informacionin mund ta gjeni
mbi paketimin e ushqimit.
8
www.electrolux.com
Seitenansicht 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 63 64

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare