Electrolux EOB68200X Kochbuch Seite 13

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 44
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 12
13
Cake (Ëmbëlsira që piqen)
Lemon Sponge Cake (Ëmbëlsira me
limon)
Për brumin:
250g gjalpë
200g sheqer
1 paketë e vogël vanilje pluhur
1 pisk kripë
4 vezë
150g miell
150g niseshte
1 lugë çaji e rrafshët me sodë buke
lëkurë e grirë e 2 limonëve
Për sherbetin:
125ml lëng limoni
100g sheqer pluhur
Të tjera:
Formë e zezë për pjekje, 30 cm e gjatë
Margarinë për lyerjen e tavës
Galetë e bluar për t'u shtruar në tavë
Përgatitja:
Gjalpin, sheqerin, lëkurat e limonit, vaniljen
dhe kripën hidhini një tas për t’i përzier dhe
përziejini deri sa të krijohet një masë
shkumoze. Më pas hidhni vetëm vezët dhe
përziejini dhe njëherë masën.
Më pas në masën e shkumëzuar hidhni
sodën e bukës të përzier me miellin dhe
niseshtenë dhe vazhdoni ta përzieni të gjithë
masën.
Më pas derdheni brumin në formën e
pjekjes, të lyer në fund me yndyrë dhe të
shtruar me galetë të bluar, dhe futeni
furrë.
Pas pjekjes përzieni lëngun e limonit me
sheqerin pluhur. Ëmbëlsirën e pjekur
vendoseni në një letër alumini.
Ngrijeni letrën e aluminit anash buzëve të
ëmbëlsirës në mënyrë që të mos derdhet gjë.
Shpojeni ëmbëlsirën me një kunj të vogël
druri dhe pastaj shtroni me një furçë lëngun
e përzier.
Pas kësaj, lëreni për njëfarë kohe ëmbëlsirën
që të thithë lëngun.
Kohëzgjatja në furrë: 75 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Swedish Cake (Tortë suedeze)
Përbërësit:
5 vezë
340g sheqer
100g gjalpë i shkrirë
360g miell
1 pako sodë buke
1 paketë e vogël vanilje pluhur
1 pisk kripë
200ml ujë i ftohtë
Të tjera:
Formë e rrumbullakët e ngritur në mes, me
diametër 28 cm,
tavë e zezë për pjekje, e shtruar në fund me
letër për pjekje
Përgatitja:
Gjalpin, sheqerin, lëkurat e limonit, vaniljen
dhe kripën hidhini një tas për t’i përzier dhe
përziejini për 5 minuta deri sa të krijohet një
masë shkumoze. Pastaj shtoni aty gjalpin e
shkrirë dhe vazhdoni përzierjen.
Hidhni në masën e shkumëzuar sodën e
bukës të përzier me miellin dhe vazhdoni ta
përzieni.
Në fund shtoni aty ujin e ftohtë dhe përziejini
mirë të gjitha bashkë. Më pas derdheni
brumin në formën e pjekjes, shtrojeni
njëtrajtësisht në tavë dhe futeni në furrë.
Kohëzgjatja në furrë: 55 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Biscuit (Bazament me biskota)
Përbërësit:
4 vezë
2 lugë gjelle ujë i nxehtë
50g sheqer
1 paketë e vogël vanilje pluhur
1 pisk kripë
100g sheqer
100g miell
100g niseshte
2 lugë çaji rrafsh me sodë buke
Të tjera:
Formë e rrumbullakët e ngritur në mes,
me diametër 28 cm,
tavë e zezë për pjekje, e shtruar në fund
me letër për pjekje
Seitenansicht 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 43 44

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare