Electrolux ERD28304W8 Grundlegende Anleitung Seite 4

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 72
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 3
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e
Temperaturës në pozicionin "O".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon:
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një
përzgjedhjeje më të ulët, për të përftuar
minimumin e ftohtësisë.
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një
përzgjedhjeje më të lartë, për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.
Përdorimi I përditshëm
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për
ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për depozitimin
e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e
nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë ngrirjeje,
rrotulloni çelësin e temperaturës në një përzgjedhje
më të lartë për të përftuar maksimumin e
ftohtësisë.
E rëndësishme Në këto kushte, temperatura e
dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën 0°C.
Nëse ndodh kjo, rivendoseni çelësin e
temperaturës në një përzgjedhje më të ngrohtë.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për
të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë.
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së
korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave
teknike në pikën "koha në rritje", ushqimi i shkrirë
duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të mund të rivendoset në
ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund
të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose në
temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në
dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe
ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga ngrirësi:
këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
Kujdesi dhe pastrimi
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e
saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe
ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të
autorizuar.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i
dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të
posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të
pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në
mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të
parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi
ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e
kullimit.
4 electrolux
Seitenansicht 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 71 72

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare