Raftet e lëvizshme
Muret e ftohësit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund të
vendosen sipas dëshirës.
Për një përdorim më të mirë të hapësirës,
gjysmë-raftet e përparme mund të
mbështeten mbi ato të pasmet.
Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakova të ushqimit me
madhësi të ndryshme, raftet e dorës mund të
vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon:
tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të
shigjetave, derisa të lirohet, e më pas
rivendoseni sipas dëshirës.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Këshilla për kursimin e energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose
mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, Rregullatori i Temperaturës është
vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe
pajisja është e mbushur plot, kompresori
mund të punojë pa pushim duke shkaktuar
formimin e ngricës ose akullit në aparatin e
avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni
Rregullatorin e Temperaturës drejt një
përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar
shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë
kursimin e konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të
freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës
• mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të
fortë
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që
ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska
polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen
mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në
mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej
polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër
të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një
kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen
e shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse
nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet
në ftohës.
6 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern