Electrolux ESL5201LO Bedienungsanleitung Seite 10

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 60
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 9
6.3 Sinjalet akustike
Sinjalet akustike bien kur ndodh një
keqfunksionim në pajisje. Këto sinjale
akustike nuk mund të çaktivizohen.
Gjithashtu, ka dhe një sinjal akustik që
bie kur përfundon programi. Sipas
paracaktimit, ky sinjal akustik është i
çaktivizuar, por ai mund të aktivizohet.
Aktivizimi i sinjalit akustik për
përfundimin e programit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes së programit.
1. Për të hyrë në modalitetin e
përdoruesit, shtypni dhe mbani
shtypur butonin e programit derisa
treguesi
të fillojë të pulsojë
dhe treguesi të ndizet me dritë
të pandërprerë.
2. Shtypni menjëherë butonin e
programit.
Treguesi ndizet me një
dritë të pandërprerë.
Treguesi vazhdon të
pulsojë.
3. Prisni derisa treguesi të fiket.
Treguesi
vazhdon të pulsojë.
Treguesi i përfundimit tregon
përzgjedhjen aktuale: Treguesi i
përfundimit joaktiv = Sinjali
akustik joaktiv.
4. Shtypni butonin e programit për të
ndryshuar cilësimin.
Treguesi i përfundimit aktiv =
Sinjali akustik aktiv.
5. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të konfirmuar cilësimin.
7. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që niveli i aktual i
zbutësit të ujit të përkojë me
fortësinë e ujit nga ujësjellësi.
Nëse jo, përshtatni nivelin e
zbutësit të ujit.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit.
4. Hapeni rubinetin e ujit.
5. Nisni një program për të hequr çdo
mbetje të përpunuar që mund të jetë
ende brenda pajisjes. Mos përdorni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
Kur nisni një program, pajisjes mund t'i
duhen deri në 5 minuta për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit. Duket sikur
pajisja nuk po punon. Faza e larjes fillon
vetëm pasi kjo procedurë të ketë
përfunduar. Procedura do të përsëritet
në mënyrë periodike.
7.1 Kutia e kripës
KUJDES!
Përdorni vetëm kripë
specifike për enëlarëse.
Kripa përdoret për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit dhe për të
garantuar rezultate të mira larjeje në
përdorimin e përditshëm.
Mbushja e kutisë së kripës
1. Rrotullojeni kapakun e kutisë së
kripës në drejtim kundërorar dhe
hiqeni atë.
2. Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës
(vetëm herën e parë).
3. Mbusheni kutinë e kripës me kripë
për enëlarëse.
4. Hiqni kripën rreth vrimës së kutisë së
kripës.
www.electrolux.com10
Seitenansicht 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 59 60

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare