Electrolux EUF2047AOW Bedienungsanleitung Seite 7

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 24
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 6
vendosur aktualisht pulson dhe tingulli
është aktiv.
Ju mund ta çaktivizoni këtë
alarm duke mbyllur derën
ose duke shtypur butonin e
temperaturës.
3.8 Alarmi ndaj temperaturës së
lartë
Rritja e temperaturës në pajisje (për
shembull, si pasojë e një shkëputjeje të
mëparshme të energjisë ose hapjes së
derës) aktivizon alarmin e temperaturës
së lartë. Treguesi LED i temperaturës së
vendosur aktualisht pulson dhe tingulli
është aktiv.
Kur rikthehen kushtet
normale, alarmi i
temperaturës së lartë
çaktivizohet. Ju mund të
çaktivizoni këtë alarm duke
shtypur butonin e
temperaturës.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
4.1 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e ndizni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në ndarje, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 2 orë me funksionin
FastFreeze të aktivizuar. Sirtarët e
ngrirësit sigurojnë gjetjen e lehtë dhe të
shpejtë të pakos së ushqimit që
dëshironi. Nëse ju duhet të magazinoni
sasi të mëdha ushqimi, hiqni gjithë
sirtarët përveç sirtarit të poshtëm që
duhet të jetë në vend për të siguruar
qarkullim të mirë të ajrit. Në të gjitha
raftet është e mundur vendosja e
ushqimeve që dalin jashtë deri në 15 mm
nga dera.
PARALAJMËRIM!
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull
për shkak të shkëputjes së
rrymës elektrike, nëse
mungesa e energjisë
elektrike ka zgjatur më
shumë se vlera e treguar në
tabelën e karakteristikave
teknike në “koha në rritje”,
ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të
gatuhet menjëherë e më pas
të vendoset sërish në ngrirje
(pasi është ftohur).
4.2 Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe
ruajtjen e ushqimeve të ngrira dhe
shumë të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë sasi të vogla ushqimesh të
freskëta nuk është e nevojshme të
ndryshoni cilësimin aktual.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin FastFreeze të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin që do të ngrini, në ndarjen e
ngrirësit.
Vendosni ushqimin që do të ngrini në dy
ndarjet e sipërme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrijë për 24 orë, jepet në pllakën e
specifikimeve.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqime të tjera për
t’u ngrirë.
Kur procesi i ngrirjes të ketë përfunduar,
caktoni sërish temperaturën e kërkuar
(shihni "Funksioni FastFreeze").
SHQIP 7
Seitenansicht 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 23 24

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare