
26 electrolux
5. Konfirmojeni temperaturën e caktuar me
butonin .
6. Zgjidhni funksionin e furrës.
Do të shfaqet menyja e funksionit të furrës.
7. Rregulloni temperaturën e furrës nëse
është e nevojshme.
3 Brenda disa minutash do të llogaritet një
kohë përfundimi paraprake brenda së
cilës duhet të arrihet temperatura e
brendshme e përcaktuar. Kjo kohë do të
llogaritet menjëherë dhe do të
azhurnohet në tregues. Për sistemin
është e nevojshme që Meatprobe
(Sonda e mishit) në fillim të procesit të
pjekjes të jetë e futur në mish dhe
gjithashtu edhe spina në prizë, dhe gjatë
procesit të pjekjes nuk duhet që të hiqet.
Sapo arrihet temperatura e vendosur,
tingëllon një sinjal.
8. Shtypni një buton çfarëdo për të
ndërprerë sinjalin.
3 Gjithashtu Meatprobe (Sonda e mishit)
mund të vendoset edhe pasi është
zgjedhur një funksion i furrës.
Për ndërrimin e mëvonshëm të
temperaturës së brendshme, shtypni
butonin .
3 Temperatura e brendshme do të fillojë të
shfaqet duke filluar nga 30°C.
Nxirrni jashtë Meatprobe (Sonda e
mishit).
1 Paralajmërim: Meatprobe (Sonda e
mishit) është e nxehtë! Gjatë nxjerrjes së
spinës dhe gjatë nxjerrjes së majës së
sondës ka rrezik djegieje!
1. Hiqeni spinën e pjesës Meatprobe
(Sonda e mishit) nga priza dhe nxirreni
mishin jashtë furrës.
2. Fikni pajisjen.
Bllokimi mekanik i derës
Gjatë dërgimit të pajisjes bllokimi i derës
është i çaktivizuar.
Aktivizimi i bllokimit të derës
1. Kapeni mbulesën e derës (B) nga të dyja
anët në pjesën e sipërme të derës dhe
shtypni për nga brenda për të liruar
kapëset mbërthyese. Pastaj mbulesën e
derës tërhiqeni për nga lart.
Kommentare zu diesen Handbüchern