
një mbajtëseje të posaçme që ndodhet
në pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.
6.4 Shkrirja e ngrirësit
KUJDES!
Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të
gërryer brymën nga
avulluesi pasi mund ta
dëmtoni atë.
Rritja e temperaturës së
pakove të ushqimit të ngrirë
gjatë shkrirjes mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e
ruajtjes së ushqimit.
Mos përdorni pajisje
mekanike apo mjete
artificiale për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, përveç
atyre të rekomanduara nga
prodhuesi.
Do të formohet gjithmonë një sasi e
caktuar bryme në raftet e ngrirësit dhe
përreth ndarjes së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës të
arrijë një trashësi prej 3-5 mm.
1. Nxirreni spinën nga priza e murit ose
fikni pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete
dhe vendosini në një vend të freskët
KUJDES!
Mos i prekni me duar të
lagura ushqimet e ngrira.
Këto ushqime mund t'ju
ngrijnë duart.
3. Hapni derën.
Për të shpejtuar procesin e shkrirjes,
vendosni një tenxhere me ujë të
ngrohtë në ndarjen e ngrirësit.
Përveç kësaj, hiqni copëzat e akullit
që shkëputen përpara se të ketë
përfunduar shkrirja.
4. Kur të përfundojë procesi i shkrirjes,
thani plotësisht pjesën e brendshme
të pajisjes.
5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni rregullatorin e
temperaturës në pozicionin e
ftohtësisë maksimale dhe lëreni
pajisjen të punojë për dy ose tre orë
me këtë cilësim.
7. Rifutni në ndarjet e pajisjes ushqimet
që hoqët më parë.
6.5 Periudhat e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga ushqimi
elektrik.
2. Nxirrni jashtë të gjitha ushqimet.
3. Shkrini (nëse është nevoja) dhe
pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët
e saj.
4. Pastroni pajisjen dhe gjithë
aksesorët.
5. Lëreni derën/dyert paksa hapur për
të shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
PARALAJMËRIM!
Nëse pajisjen do ta mbani të
ndezur, kërkojini dikujt të
kontrollojë herë pas herë për
të shmangur prishjen e
ushqimit brenda, në rast të
luhatjeve elektrike.
www.electrolux.com10
Kommentare zu diesen Handbüchern