
5.4 Koshat ruajtës
Varini koshat në skajin e sipërm të
ngrirësit (A) ose vendosini brenda tij (B).
Rrotulloni dhe fiksoni dorezat për këto dy
pozicione, siç tregohet në figurë.
Figurat e mëposhtme tregojnë sa kosha
mund të vendosen brenda modeleve të
ndryshme të ngrirësve.
Koshat do të rrëshqasin brenda njëri-
tjetrit.
230
806606 946 1061
1201 1336 1611
Gjithashtu, mund të blini kosha të tjerë
shtesë nga qendra lokale e shërbimit.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Këshilla për ngrirjen
Për rezultate më të mira të procesit të
ngrirjes, ndiqni këshillat e mëposhtme:
• Sasia maksimale e ushqimit që mund
të ngrihet në 24 orë tregohet në
pllakën e specifikimeve.
• Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Gjatë
kësaj periudhe nuk duhet të shtohet
ushqim tjetër për t’u ngrirë.
• Ngrini vetëm ushqime të cilësisë së
lartë, të freskëta dhe të pastruara
mirë.
• Përgatiteni ushqimin në racione të
vogla për të mundësuar ngrirjen e
shpejtë dhe të plotë të tij, si dhe për të
mundësuar shkrirjen e sasisë së
dëshiruar.
• Mbështilleni ushqimin me letër alumini
ose polietileni dhe sigurohuni që
paketimi të jetë hermetik.
• Mos lejoni që ushqimet e freskëta të
pangrira të prekin ushqimet që janë
tashmë të ngrira, për të shmangur
rritjen e temperaturës së këtyre të
fundit.
• Ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë
dhe më gjatë se ushqimet e
yndyrshme; kripa shkurton
jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimeve.
• Akujt e ujit, nëse konsumohen
menjëherë pas nxjerrjes nga ndarja e
ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës nga ngrirja.
• Këshillohet që të shënoni datën e
ngrirjes në çdo pako ushqimi të ngrirë,
për të pasur parasysh kohën e
ruajtjes.
6.2 Këshilla për ruajtjen e
ushqimeve të ngrira
Për të arritur performancën më të mirë
nga kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni që ushqimet e ngrira që
keni blerë të jenë ruajtur siç duhet nga
shitësi;
• të siguroheni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër të
mundshme;
• të mos e hapni shpesh apo ta lini
kapakun hapur më gjatë se ç'duhet.
• Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet
shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish.
• Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
www.electrolux.com8
Kommentare zu diesen Handbüchern