Electrolux EGT7353YOK Bedienungsanleitung Seite 9

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 76
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 8
PARALAJMËRIM
Për arsye sigurie, mos e pastroni
pajisjen me pastrues me avull ose
me pastrues me presion të lartë.
PARALAJMËRIM
Mos përdorni pastrues abrazivë,
lesh teli ose acide. Ato mund të
shkaktojë dëmtime në pajisje.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e pajisjes.
Për ta pastruar më mirë vatrën, mund t'i
hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
Për t'i pastruar pjesët e emaluara,
kapakun dhe kurorën, lajini ato me ujë
të ngrohtë dhe sapun dhe thajini me
kujdes përpara se t'i vendosni në vend.
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
fshijini me një leckë të butë.
Mbajtëset e tenxheres nuk janë
përshtatshme për t’u larë në enëlarëse.
Ato duhet të lahen me dorë.
Kur i lani skarat mbështetëse me dorë,
bëni kujdes kur t'i fshini, për t'u ruajtur
nga ndonjë buzë e mprehtë e mbetur
nga procesi i emalimit. Nëse është e
nevojshme, hiqni njollat e forta duke
përdorur një pastrues në trajtë paste.
Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
•Në mënyrë që vatrat të funksionojnë
mirë, sigurohuni që krahët e skarës
mbështetëse të jenë në qendër të
vatrës.
Tregoni shumë kujdes kur t'i
rivendosni skarat mbështetëse, për
të mos e dëmtuar rrafshin e gatimit.
Pas pastrimit, thajeni pajisjen me një leckë
të butë.
Për t’i mbajtur mbajtëset e tenxheres në
pozicionin e duhur, ato vendosen mbi
kapëse metalike që montohen në pjesët
anësore të vatrës. Për një pastrim më të
lehtë, mbajtëset e tenxhereve mund të
hiqen nga vatra. Ngrini lart skarat e
tenxheres duke i mbajtur ato
horizontalisht siç tregohet në skicën e
fundit.
Mos i ngrini mbajtëset e
tenxhereve vetëm nga njëra anë,
pasi kjo mund të ushtrojë forcë
mbi kapëset metalike. Kjo mund
të shkaktojë dëmtime te kapëset
dhe mund të shkaktojë thyerjen e
tyre.
Forma e skarave të tenxheres dhe sasia e
vatrave mund të jetë e ndryshme në
modele të tjera të pajisjes.
Heqja e ndotjeve:
1.
Hiqni menjëherë: materialet
plastike që shkrijnë, letrat plastike
dhe ushqimet që përmbajnë
sheqer.
Fikni pajisjen dhe lëreni
ftohet para se të pastroni: njollat e
çmërsit, rrëketë e ujit, njollat e
yndyrës, çngjyrosjet metalike.
Përdorni një pastrues të veçantë që
mund të përdoret për sipërfaqen e
vatrës së gatimit.
SHQIP 9
Seitenansicht 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 75 76

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare