Electrolux EHD68210P Bedienungsanleitung Seite 2

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 20
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Udhëzimet për sigurinë 2
Përshkrimi i pajisjes 3
Përdorimi i pajisjes 5
Këshilla për gatim dhe skuqje 10
Pastrimi dhe kujdesi 12
Si të veprojmë nëse… 12
Hedhja e pajisjes 13
Udhëzime për montimin 14
Shërbimi 16
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Udhëzimet për sigurinë
Paralajmërim Lutemi ndiqni këto
udhëzime. Nëse nuk e bëni këtë,
dëmtimet që mund të shkaktohen si
pasojë, nuk do të mbulohen nga
garancia.
Përdorimi i rregullt
Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u
përdorur nga fëmijët ose persona të tjerë,
aftësitë fizike, ndijore apo mendore, ose
mungesa e përvojës dhe njohurive të të
cilëve, i pengon ata të përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt pa mbikëqyrjen ose
udhëzimet e një personi përgjegjës që të
sigurohet që ata e përdorin pajisjen
mënyrë të sigurt.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Ky aparat duhet të përdoret vetëm për
gatimin dhe skuqjen e zakonshme
shtëpiake të gjellëve.
Pajisja nuk duhet të përdoret si sipërfaqe
për punë ose për të ruajtur sende.
Nuk lejohen shtime ose modifikime të
pajisjes.
Mos vendosni ose ruani lëngje të
djegshëm, materiale që ndizen shpejt ose
objekte që shkrihen (p.sh. film plastik,
plastika, alumin) mbi ose afër pajisjes.
Siguria për fëmijët
Mbajini larg me çdo kusht fëmijët e vegjël.
Fëmijët më të mëdhenj lërini të punojnë me
aparatin vetëm duke u udhëhequr dhe u
mbikëqyrë.
Për të shmangur ndezjen aksidentale të
pajisjes nga fëmijët e vegjël dhe kafshët, ne
u rekomandojmë që të aktivizoni pajisjen e
sigurisë për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Montimi dhe lidhja e aparatit duhet të
kryhen vetëm nga specialistë të formuar
dhe të autorizuar.
Aparatet e integruara duhet të përdoren
vetëm pas montimit në dollapë dhe
dërrasa të integruara dhe të përshtatshme
sipas normave.
Në rast defektesh të pajisjes ose dëmtim
të qeramikës prej xhami (plasaritje,
gërvishtje ose të çara), pajisja duhet të fiket
dhe të shkëputet nga rryma elektrike, për
të parandaluar mundësinë e shokut
elektrik.
Riparime të aparatit lejohen të kryhen
vetëm nga specialistë të formuar dhe të
autorizuar.
Siguria gjatë përdorimit
Hiqni etiketat dhe fletët e holla nga
qeramika prej xhami.
Ka rrezik djegieje nga pajisja në qoftë se
punohet pa kujdes.
Kabllot nga aparate elektrike nuk duhet të
kenë kontakt me sipërfaqen e nxehtë të
aparatit ose me enë të nxehta gatimi.
Yndyra dhe vajra të tejnxehur marrin flakë
shumë shpejt. Paralajmërim! Rrezik zjarri!
Fikni furnelat pas çdo përdorimi.
Përdoruesit me stimulues kardiak në trup
duhet ta mbajnë pjesën e sipërme të trupit
të paktën 30 cm nga zonat e gatimit me
induksion që janë të ndezura.
Rrezik djegieje! Mos vendosni objekte prej
metali, si thika, pirunë, lugë dhe kapakë
tenxheresh mbi sipërfaqen e gatimit, pasi
ato janë të nxehta.
2 electrolux
Seitenansicht 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 19 20

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare