Electrolux EKI6771DOX Bedienungsanleitung Seite 15

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 48
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 14
Përdorini zonat e gatimit me
induksion me enë gatimi të
përshtatshme.
Materialet e enëve të gatimit
i përshtatshëm: hekur i derdhur,
çelik, çelik i smaltuar, inoks, me fund
me shumë shtresa (e cilësuar si e
përshtatshme nga prodhuesi).
i papërshtatshëm: alumini, bakri,
tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një
vatër me induksion nëse:
uji zien shumë shpejt në një zonë të
vendosur në cilësimin më të lartë të
nxehtësisë.
fundi i enës tërhiqet nga një magnet.
Fundi i enëve të gatimit
duhet të jetë sa më i trashë
dhe më i rrafshët që të jetë e
mundur.
Përmasat e enës së gatimit
Zonat e gatimit me induksion u
përshtaten automatikisht deri diku
përmasës së fundit të enëve.
Efikasiteti i zonës së gatimit është i lidhur
me diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
6.2 Diametri minimal i enës së
gatimit
Zona e gatimit Diametri i enës
së gatimit
(mm)
Prapa majtas 125 - 140
Prapa djathtas 145 - 180
Përpara djathtas 145 - 180
Përpara majtas 180 - 210
6.3 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
zhurmë kërcitëse: enët janë të
përbëra nga materiale të ndryshme
(strukturë sanduiç).
tingull fishkëllime: e përdorni zonën e
gatimit me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (struktura sanduiç).
gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë
fuqie.
kërcitje: po ndodh një proces
shkëmbimi elektrik.
fërshëllimë, zukatje: ventilatori po
punon.
Zhurmat janë normale dhe nuk
tregojnë se ka keqfunksionim të
vatrës.
6.4 Öko Timer (Kohëmatësi
ekonomik)
Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës
së gatimit çaktivizohet përpara se të
bjerë sinjali i kohëmatësit me numërim
mbrapsht. Ndryshimi në kohën e punës
varet nga niveli i cilësimit të nxehtësisë
dhe kohëzgjatja e procesit të gatimit.
6.5 Shembuj të përdorimeve
për gatim
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë dhe
konsumit të energjisë nga zona e gatimit
nuk është lineare. Kur ju rritni cilësimin e
nxehtësisë, rritja nuk është në proporcion
me rritjen e konsumit të energjisë së
zonës së gatimit. Kjo do të thotë se zona
e gatimit me cilësim mesatar nxehtësie
përdor më pak se gjysmën e fuqisë së
saj.
Të dhënat në tabelë janë
vetëm udhëzuese.
SHQIP 15
Seitenansicht 14
1 2 ... 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 ... 47 48

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare