
Kur pajisja shkëputet nga
rrjeti kryesor i rrymës ose
pas një ndërprerjeje të
energjisë, toni i sinjalit
rikthehet sërish te ai i
parazgjedhuri.
10. FURRA - PËRDORIMI I AKSESORËVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
10.1 Futja e aksesorëve
Rafti me rrjetë:
Vendoseni raftin midis shinave
udhëzuese të mbajtëses së raftit.
Rafti me rrjetë dhe tava e thellë së
bashku:
Shtyni tavën e thellë ndërmjet shufrave
drejtuese të mbajtëses së raftit dhe raftin
me rrjetë në shufrat drejtuese më lart.
11. FURRA - UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
11.1 Informacione të
përgjithshme
• Pajisja ka katër pozicione të raftit.
Numërojini nivelet e raftit pajisjes
duke filluar nga poshtë.
• Pajisja ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon
vazhdimisht avullin. Me këtë sistem ju
mund të gatuani në një mjedis me
avull dhe ta mbani ushqimi të butë
nga brenda dhe krokant nga jashtë. Ai
ul kohën e gatimit dhe konsumin e
energjisë në minimum.
• Në pajisje ose në panelet e dyerve
prej xhami mund të kondensohet
lagështi. Kjo është normale. Qëndroni
gjithmonë pak larg pajisjes kur hapni
derën e pajisjes ndërsa është në
punë. Për të ulur kondensimin,
përdoreni pajisjen bosh për 10 minuta
para gatimit.
• Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
• Mos vendosni objekte drejtpërdrejt
mbi bazën e pajisjes dhe mos i
mbuloni pjesët e pajisjes me letër
alumini gjatë gatimit. Kjo mund të
ndryshojë rezultatet e pjekjes dhe
mund të shkaktojë dëmtimin e smaltit
të furrës.
www.electrolux.com16
Kommentare zu diesen Handbüchern