
Kur funksionon jashtë atij
diapazoni, te disa lloje
modelesh mund të ndodhin
disa probleme funksionale.
Funksionimi i saktë mund të
garantohet vetëm brenda
diapazonit të specifikuar të
temperaturës. Nëse keni
dyshime rreth vendit të
instalimit të pajisjes,
kontaktoni me shitësin,
shërbimin për klientin ose
shërbimin më të afërt
9.2 Vendosja
Pajisja duhet të montohet larg burimeve
të nxehtësisë, të tilla si radiatorë, bojlerë,
drita e drejtpërdrejtë e diellit etj.
Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht
përreth pjesës së pasme të pajisjes. Për
të siguruar performancë optimale, nëse
pajisja vendoset poshtë një njësie të
varur në mur, largësia minimale midis
pjesës së sipërme të pajisjes dhe njësisë
në mur duhet të jetë të paktën 100 mm.
Sidoqoftë, në rrethana ideale, pajisja nuk
duhet të vendoset poshtë njësive të
varura në mur. Nivelimi i saktë sigurohet
përmes një ose më shumë këmbëzave të
rregullueshme në bazën e pajisjes.
9.3 Lidhja elektrike
• Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që tensioni dhe frekuenca
që tregohet në tabelën e vlerave
përputhet me të dhënat e rrymës së
shtëpisë tuaj.
• Pajisja duhet tokëzuar. Spina e
kabllos së ushqimit është e pajisur me
një kontakt, pikërisht për këtë qëllim.
Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk
është e tokëzuar, lidheni pajisjen në
një prizë të veçuar të tokëzuar në
përputhje me rregullat në fuqi, duke u
këshilluar me një elektricist.
• Prodhuesi refuzon të marrë përsipër
gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen
masat paraprake të mësipërme.
• Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
9.4 Distancatorët e pasmë
Dy distancatorët mund t'i gjeni brenda
çantës së dokumenteve.
1. Lironi vidën.
2. Vendosni distancatorin poshtë vidës.
3. Rrotullojeni distancatorin në
pozicionin e duhur.
4. Shtrëngojini vidat sërish.
9.5 Nivelimi
Gjatë vendosjes së pajisjes, sigurohuni
që të qëndrojë e niveluar. Kjo mund të
arrihet nëpërmjet dy këmbëzave të
rregullueshme në pjesën e poshtme
përballë.
www.electrolux.com16
Kommentare zu diesen Handbüchern