
4.4 Treguesi i temperaturës
Termostati duhet përshtatur
Temperatura e saktë
OK
Për t'ju ndihmuar që ta kontrolloni pajisjen
mirë ne kemi instaluar një tregues
temperature në frigoriferin tuaj.
Simboli anash tregon pjesën më të ftohtë
të frigoriferit.
Pjesa më e ftohtë është nga rafti me xham
i sirtarit të frutave dhe zarzavateve deri te
simboli ose te rafti i vendosur në të njëjtën
lartësi me simbolin.
Për të ruajtur më mirë ushqimin, treguesi i
temperaturës duhet të tregoj mesazhin
"OK".
Nëse "OK" nuk shfaqet, rregulloni
kontrollorin e temperaturës në një
parametër më të ftohtë dhe prisni 12 orë
përpara se të kontrolloni treguesin e
temperaturës sërish.
Pasi të keni vendosur ushqimin e freskët
në pajisje ose pasi të keni hapur derën
vazhdimisht për një periudhë të gjatë,
është normale që mesazhi "OK" të
zhduket.
4.5 Vendosja e rafteve të derës
1
2
Për të lejuar ruajtjen e pakove të ushqimit
me madhësi të ndryshme, raftet e derës
mund të vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si
vijon:
tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të
shigjetave derisa të lirohet, dhe më pas
ripozicionojeni sipas dëshirës.
Mos e lëvizni raftin e madh të ulët
të derës për të siguruar një
qarkullim të mirë të ajrit.
4.6 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
Disa rafte duhet të ngrihen skaji i pasmë
në mënyrë që të mund të lëvizen.
Mos e lëvizni raftin prej xhami mbi
sirtarin e zarzavateve për të
siguruar një qarkullim të mirë të
ajrit.
8
www.electrolux.com
Kommentare zu diesen Handbüchern