
3. FUNKSIONIMI
3.1 Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në
drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.
3.2 Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e
Temperaturës në pozicionin "O".
3.3 Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni
si vijon:
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të
përftuar minimumin e ftohtësisë.
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
zgjidhet duke mbajtur parasysh se
temperatura brenda në pajisje varet nga:
• temperatura e dhomës
• shpeshtësia e hapjes së derës
• sasia e ushqimit të depozituar
• vendndodhja e pajisjes.
Nëse temperatura e ambientit
është e lartë ose nëse pajisja është
mbushur plot, dhe pajisja është
vendosur në temperaturën më të
ulët, ajo mund të punojë pa pushim
duke shkaktuar formimin e ngricës
në murin e pasmë. Në këtë rast,
rregullatori i temperaturës duhet
vendosur në një përzgjedhje më të
lartë për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë
reduktimin e konsumit të energjisë.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
4.1 Ngrirja e ushqimeve të
freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është
e nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen
mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës
në një përzgjedhje më të lartë për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Në këto kushte, temperatura e
dhomëzës së frigoriferit mund të
bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo,
rivendoseni çelësin e temperaturës
në një përzgjedhje më të ngrohtë.
Vendoseni ushqimin e freskët të ngrijë në
dhomëzën e sipërme.
4.2 Depozitimi i ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
më të lartë.
Në rast të një shkrirjeje aksidentale,
për shembull si pasojë e ikjes së
korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në
kohë më shumë se vlera e shfaqur
në tabelën e të dhënave teknike në
pikën "koha në rritje", ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet shpejt
ose të gatuhet menjëherë e më pas
të mund të rivendoset në ngrirje (jo
të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
6
www.electrolux.com
Kommentare zu diesen Handbüchern