
shkarkohet nëpërmjet një vrime kullimi
brenda një mbajtëseje të posaçme që
ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.
Përdorni pastruesin e posaçëm që ju
është dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në
vrimën e kullimit.
6.4 Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e
përqark dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës
arrin një trashësi prej 3-5 mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
• nxirreni spinën nga priza e murit ose
fikni pajisjen
• hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët
• hiqni sirtarët e ngrirësit
• vendosni material izolues rreth sirtarëve,
p.sh. shtroja ose gazeta.
Shkrirja mund të përshpejtohet duke
vendosur tasa me ujë të nxehtë (jo të zier)
brenda në ngrirës
• Lironi gypin e kullimit nga pozicioni i tij,
shtyjeni në vend sipas figurës dhe
vendoseni në fund të sirtarit të ngrirësit
ku mund të mblidhet uji
• kruani me kujdes akullin kur fillon të
shkrijë. Përdorni një kruajtëse druri ose
plastike
• kur i gjithë akulli të ketë shkrirë, lajeni
dhe thajeni ngrirësin dhe më pas
vendoseni gypin e kullimit sërish në
vend.
• ndizni ngrirësin dhe vendosni sërish
ushqimet e ngrira.
Ju këshillojmë ta përdorni pajisjen me
termostatin në pozicionin më të lartë
për disa orë, në mënyrë që të arrijë
temperaturën e mjaftueshme sa më
shpejt të jetë e mundur.
Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të kruajtur
brymën nga avulluesi, pasi mund
ta dëmtoni atë. Mos përdorni
asnjë pajisje mekanike apo mjet
artificial për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, veç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Ngritja e temperaturës së pakove
të ushqimit të ngrirë, gjatë
shkrirjes, mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit.
SHQIP 15
Kommentare zu diesen Handbüchern