
5.
Treguesit e temperaturës tregojnë
temperaturën e vendosur si të
paracaktuar.
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër,
referojuni kapitullit "Rregullimi i
temperaturës".
Nëse dera qëndron e hapur për
disa minuta, drita do të fiket
automatikisht. Drita rivendoset
duke e mbyllur dhe e hapur derën.
3.3 Fikja
Ndiqni këto hapa për të fikur pajisjen:
1.
Shtypni butonin ON/OFF të pajisjes
për 3 sekonda.
2.
Ekrani do të fiket.
3.
Për të shkëputur pajisjen nga rryma,
hiqni spinën nga priza.
3.4 Fikja e frigoriferit
Për të fikur frigoriferin:
1.
Shtypni butonin Fridge Compartment
për pak sekonda.
2.
Shfaqet treguesi OFF i frigoriferit.
3.5 Ndezja e frigoriferit
Për të ndezur frigoriferin:
1.
Shtypni butonin Fridge Compartment.
Treguesi OFF i frigoriferit fiket.
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër,
referojuni kapitullit "Rregullimi i
temperaturës".
3.6 Rregullimi i temperaturës
Zgjidhni dhomëzën e frigoriferit ose
ngrirësit.
Shtypni butonin e temperaturës për të
vendosur temperaturën.
Temperatura e paracaktuar:
• +4°C për frigoriferin
• -18°C për ngrirësin
Treguesit e temperaturës tregojnë
temperaturën e vendosur.
Temperatura e vendosur do të arrihet
brenda 24 orëve.
Pas një shkëputjeje të energjisë,
temperatura e vendosur mbahet e
ruajtur.
3.7 EcoMode për dhomëzën e
frigoriferit dhe ngrirësit
Për ruajtjen optimale të ushqimit zgjidhni
EcoMode .
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Zgjidhni dhomëzën e frigoriferit/
ngrirësit.
2.
Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi EcoMode pulson për pak
sekonda.
Treguesi i temperaturës tregon
temperaturën e vendosur:
– për frigoriferin: +4°C
– për ngrirësin: -18°C
3.
Shfaqet treguesi EcoMode.
Për të çaktivizuar funksionin:
1.
Zgjidhni dhomëzën e frigoriferit/
ngrirësit.
2.
Shtypni butonin Mode derisa të
pulsojë treguesi EcoMode.
3.
Treguesi EcoMode fiket.
Funksioni çaktivizohet duke
përzgjedhur një temperaturë të
ndryshme.
3.8 Modaliteti ChildLock
Për të bllokuar veprime të mundshme me
butonat zgjidhni funksionin ChildLock
mode.
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin e dhomëzës së
frigoriferit dhe dhomëzës së ngrirësit
për pak sekonda.
2.
Shfaqet treguesi ChildLock mode.
Për të çaktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin e dhomëzës së
frigoriferit dhe dhomëzës së ngrirësit
për pak sekonda.
2.
Treguesi ChildLock mode fiket.
3.9 Modaliteti i pushimeve
Ky funksion ju lejon që ta mbani frigoriferin
të mbyllur dhe bosh gjatë një periudhe të
gjatë pushimesh, pa lejuar që të krijohen
aroma të këqija.
Dhomëza e frigoriferit duhet të jetë
bosh kur funksioni i ditëve të
pushimit është i aktivizuar.
SHQIP 7
Kommentare zu diesen Handbüchern