Electrolux EN6086JOX Bedienungsanleitung Seite 12

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 112
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 11
12 www.electrolux.com
Alarmi i temperaturës
Kjo është një veçori e rëndësishme
që sinjalizon përdoruesit për dëme
të mundshme në ushqimet e ruajtura.
Nëse ndodh një ndërprerje e rrymës,
për shembull nëse ndërpritet energjia
në zonën tuaj të banimit gjatë kohës
që jeni larguar, alarmi i temperaturës
do të memorizojë temperaturën e ngrirësit
kur u rikthye energjia në njësi; kjo ka
të ngjarë të jetë temperatura maksimale
e arritur nga artikujt e ngrirë.
Drita e alarmit dhe sinjalizuesi do të
tregojnë një gjendje alarmi temperature
kur lexuesi i temperaturës të jetë më
i ngrohtë se -9ºC, më pas
a- Ikona "Alarm" ndizet;
b- Treguesi i temperaturës së ngrirësit
tregon “H”;
c-
Sinjalizuesi bie 10 herë kur alarmi
aktivizohet dhe ndalon automatikisht.
Child Lock
Shtypeni dhe mbajeni shtypur
butonin "Alarm" për 3 sekonda
për të aktivizuar bllokimin për
fëmijët.
Kjo do të çaktivizojë ekranin
për të mos lejuar ndryshimet aksidentale
të cilësimeve. Ndërkohë, do të ndizet
ikona “Child Lock”.
Për të çaktivizuar bllokimin për fëmijët,
shtypni dhe mbani shtypur butonin
“Alarm” për 3 sekonda. Do të ket
ikona “Child Lock”.
7. PËRDORIMI I PAJISJES
7.1 Shpërndarësi i ujit të ftohtë
Shpërndarësi i ujit të ftohtë, i cili ndodhet
në derën e majtë të frigoriferit, përdoret për
të ruajtur ujë të pijshëm. Kjo veçori ofron
ujë të ftohtë me lehtësi pa hapur derën.
Pastrimi
Pastroni shpërndarësin e ujit para se
ta përdorni për herë të parë.
hapi 1: nxirrni jashtë shpërndarësin e ujit
hapi 2: lajeni me ujë të pastër
hapi 3: thajeni
Montimi
Referojuni udhëzimit të mëposhtëm
për ta montuar sërish shpërndarësin.
1. Mbajini fort të dyja anët e depozitës
së ujit, më pas ngrijeni lart dhe
nxirreni nga dera.
2. Zhvidhosni kokën në drejtim
të kundërt të akrepave të orës.
3. Futini sërish në derë dhe shtyni
depozitën derisa të dëgjoni një
kërcitje.
KUJDES!
Kur futni depozitën e ujit, sigurohuni
që koka në llim të vendoset mirë
brenda vrimës.
Mbushja me ujë
Përpara se të mbushni depozitën
e ujit me ujë të pijshëm, sigurohuni
që depozita e ujit të jetë e
palëvizshme dhe e vendosur
në pozicionin e duhur. Për të
mos lejuar ujin që të mbushet më
shumë sesa duhet dhe të derdhet,
mbusheni depozitën e ujit poshtë
shenjës së nivelit maksimal e cila
është rreth 4,0 litra. Për të mbushur
depozitën e ujit ka dy mënyra:
Kapaku i vogël
Koka
Kapaku i madh
160926_UM of FrenchDoor-Electrolux-SQ-HR-MA-SR-SL.indd 12 22/12/16 6:58 PM
Seitenansicht 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 111 112

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare