
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Paralajmërime të
përgjithshme
KUJDES!
Shkëputeni nga korrenti
pajisjen përpara se të kryeni
çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban
hidrokarbure brenda njësisë
ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe rimbushja
duhet të kryhen vetëm nga
teknikë të autorizuar.
Aksesorët dhe pjesët e
pajisjes nuk duhet të lahen në
enëlarëse.
6.2 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat
dhe/ose kabllot brenda
pajisjes.
KUJDES!
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës. Kur lëvizni
pajisjen, ngrijeni nga cepi i
përparmë për të shmangur
gërvishtjen e dyshemesë.
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
4. Nëse arrihet, pastroni me furçë
kondensatorin dhe kompresorin në
pjesën e pasme të pajisjes.
Ky veprim do të përmirësojë
performancën e pajisjes dhe do të
kursejë energjinë.
6.3 Shkrirja e ngrirësit
KUJDES!
Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të
gërryer brymën nga avulluesi,
pasi mund ta dëmtoni atë.
Mos përdorni pajisje mekanike
apo mjete artificiale për të
përshpejtuar procesin e
shkrirjes, përveç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Rritja e temperaturës së
pakove të ushqimit të ngrirë
gjatë shkrirjes mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e
ruajtjes së ushqimit.
Rreth 12 orë para shkrirjes,
caktoni temperaturë më të
ulët, në mënyrë që të
formohet një rezervë e
mjaftueshme ftohjeje për
ndërprerjen e veprimit.
Një sasi e caktuar bryme do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe
përreth ndarjes së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës të
arrijë një trashësi prej 3-5 mm.
1. Fikni pajisjen dhe hiqni spinën nga
priza.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete
dhe vendosini në një vend të freskët.
PARALAJMËRIM!
Mos i prekni me duar të lagura
ushqimet e ngrira. Këto
ushqime mund t'ju ngrijnë
duart.
3. Lëreni derën hapur dhe vendoseni
kruajtësen plastike në shtresën e
përshtatshme në bazamentin e
qendrës, duke vendosur një tas
poshtë për të mbledhur ujin e shkrirë.
www.electrolux.com10
Kommentare zu diesen Handbüchern