
9.5 Pastrimi katalitik
KUJDES!
Mos pastroni sipërfaqen
katalitike me spërkatës për
furrat, pastrues abrazivë,
sapun ose agjentë të tjerë
pastrues. Kjo do të shkaktojë
dëmtime në sipërfaqen
katalitike.
Njollat ose çngjyrosja e
sipërfaqes katalitike nuk ka
asnjë efekt në vetitë
katalitike.
PARALAJMËRIM!
Mbajini fëmijët larg kur
pastroni furrën në
temperaturë të lartë.
Sipërfaqja e furrës nxehet
shumë dhe ka rrezik
djegieje.
Përpara se të aktivizoni
pastrimin katalitik hiqni të
gjithë aksesorët nga furra.
Muret me veshje katalitike janë
vetëpastruese. Ato e thithin yndyrën që
mblidhet nëpër mure ndërkohë që pajisja
është në punë.
Për të ndihmuar procedurën e
vetëpastrimit, nxeheni furrën bosh
rregullisht.
1. Pastroni pjesën e poshtme të furrës
me ujë të ngrohtë dhe solucion larës,
e pastaj thajeni.
2. Vendosni funksionin .
3. Vendosni temperaturën e furrës në
250°C dhe lëreni furrën të punojë për
1 orë.
4. Kur pajisja të ftohet, pastrojeni me
një sfungjer të njomë dhe të butë.
9.6 Pastrimi i derës së furrës
Dera e furrës ka dy panele xhami. Derën
e furrës dhe panelin e brendshëm të
xhamit mund t'i hiqni për t'i pastruar.
Nëse përpiqeni të hiqni
panelet e brendshme prej
xhami përpara se të hiqni
derën e furrës, dera e furrës
mund të mbyllet.
KUJDES!
Mos e përdorni pajisjen pa
panelin e brendshëm të
xhamit.
1. Hapeni derën plotësisht dhe mbani
dy menteshat.
2. Ngrini dhe rrotulloni levat mbi dy
menteshat.
3. Mbylleni derën e furrës deri në
gjysmë në pozicionin e parë të
hapjes. Më pas tërhiqeni përpara dhe
hiqeni derën nga vendi.
www.electrolux.com20
Kommentare zu diesen Handbüchern