Electrolux EOA3450AOX Bedienungsanleitung Seite 19

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 52
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 18
Për të pastruar sipërfaqet metalike
përdorni agjent të zakonshëm pastrimi.
Pastrojeni furrën nga brenda pas çdo
përdorimi. Më pas mund të pastroni
ndotjet më lehtë e të mos i lejoni të
digjen.
Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm për furrat.
Pastrojini të gjithë aksesorët e furrës
pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë të
ngrohtë dhe agjent pastrues.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos
i pastroni duke përdorur lëndë agresive,
sende me cepa të mprehta ose në
enëlarëse. Mund të dëmtohet shtresa
që nuk ngjit.
Pajisjet prej inoksi ose alumini:
Pastrojeni derën e furrës vetëm
me sfungjer të lagur. Thajeni me
leckë të butë.
Mos përdorni tel krues, acide ose
materiale gërryese, pasi ato mund
të dëmtojnë sipërfaqen e furrës.
Pastroni panelin e kontrollit të
furrës duke marrë të njëjtat masa
paraprake.
10.1 Pastrimi i guarnicionit të
derës
Guarnicionin e derës kontrollojeni
rregullisht. Guarnicioni i derës ndodhet
rreth kornizën së hapësirës së furrës.
Mos e përdorni pajisjen nëse
guarnicioni i derës është i dëmtuar.
Lidhuni me Qendrën e Shërbimit.
Për të pastruar guarnicionin e derës
shikoni informacionin e përgjithshëm
mbi pastrimin.
10.2 Mbështetëset e
çmontueshme të rafteve dhe
panelet katalitike
Për të pastruar furrën, hiqni mbështetëset
e rafteve dhe panelet katalitike.
PARALAJMËRIM
Bëni kujdes kur hiqni
mbështetëset e shinave. Panelet
katalitike nuk janë të ngjitura me
muret e furrës dhe mund të bien
kur hiqni mbështetëset e rafteve.
PARALAJMËRIM
Përpara se të ndërmerrni riparime,
sigurohuni që pajisja të jetë e
ftohtë. Ka rrezik djegieje.
Heqja e shinave anësore
1.
Tërhiqni pjesën ballore të shinës
mbështetëse të rafteve jashtë mureve
anësorë.
Mbani shinat e pasme rrëshqitëse
dhe panelin katalitik në vend me
dorën tjetër.
SHQIP 19
Seitenansicht 18
1 2 ... 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 ... 51 52

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare