Electrolux EOB2200BOX Bedienungsanleitung Seite 13

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 36
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 12
9. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes
me një copë të butë me ujë të ngrohtë
dhe një agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike
përdorni agjent të zakonshëm pastrimi.
Pastrojeni furrën nga brenda pas çdo
përdorimi. Më pas mund të pastroni
ndotjet më lehtë e të mos i lejoni të
digjen.
Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm për furrat.
Pastrojini të gjithë aksesorët e furrës
pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë të
ngrohtë dhe agjent pastrues.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos
i pastroni duke përdorur lëndë agresive,
sende me cepa të mprehta ose në
enëlarëse. Mund të dëmtohet shtresa
që nuk ngjit.
Pajisjet prej inoksi ose alumini:
Pastrojeni derën e furrës vetëm
me sfungjer të lagur. Thajeni me
leckë të butë.
Mos përdorni tel krues, acide ose
materiale gërryese, pasi ato mund
të dëmtojnë sipërfaqen e furrës.
Pastroni panelin e kontrollit të
furrës duke marrë të njëjtat masa
paraprake.
9.1 Pastrimi i guarnicionit të
derës
Guarnicionin e derës kontrollojeni
rregullisht. Guarnicioni i derës ndodhet
rreth kornizën së hapësirës së furrës.
Mos e përdorni pajisjen nëse
guarnicioni i derës është i dëmtuar.
Lidhuni me Qendrën e Shërbimit.
Për të pastruar guarnicionin e derës
shikoni informacionin e përgjithshëm
mbi pastrimin.
9.2 Llamba e furrës
PARALAJMËRIM
Bëni kujdes kur ndërroni llambën
e furrës. Ka rrezik goditjeje
elektrike.
Përpara se të zëvendësoni llambën e
furrës:
Çaktivizoni furrën.
Hiqni siguresat në kutinë e siguresave
ose çaktivizoni çelësin stakues.
Për të mos lejuar dëmtimin e
llambës së furrës dhe kapakut prej
xhami, vendosni një leckë në fund
të furrës.
Llambën halogjene kapeni
gjithmonë me një pecetë për të
evituar djegien e mbetjeve të
yndyrshme mbi llambë.
1.
Rrotullojeni kapakun prej xhami në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
për ta çmontuar.
2.
Pastroni mbulesën prej xhami.
3.
Zëvendësojeni llambën e furrës me
një llambë furre që i reziston
temperaturës 300°C.
Përdorni të njëjtin lloj llambe furre.
4.
Montoni mbulesën prej xhami.
9.3 Pastrimi i derës së furrës
Dera e furrës është e përbërë nga dy
panele xhami. Mund të hiqni derën e
furrës dhe panelin e brendshëm prej
xhami për ta pastruar.
KUJDES
Mos e përdorni pajisjen pa panelin
e xhamit.
Dera e furrës mund të mbyllet
nëse përpiqeni të hiqni panelet e
brendshme prej xhami, përpara se
të hiqni derën e furrës.
SHQIP 13
Seitenansicht 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 35 36

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare