
12. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
12.1 Shënime për pastrimin
• Pastroni pjesën e përparme të
pajisjes me një copë të butë me ujë të
ngrohtë dhe një agjent pastrues.
• Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent të zakonshëm
pastrimi.
• Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi.
Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të
ushqimeve të tjera mund të shkaktojë
zjarr. Rreziku është më i lartë për
tavën e skarës.
• Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm për furrat.
• Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë të
ngrohtë dhe agjent pastrues.
• Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin,
mos i pastroni duke përdorur lëndë
agresive, sende me cepa të mprehta
ose në enëlarëse. Kjo mund t'i
shkaktojë dëmtime veshjes së
pajisjes.
12.2 Heqja e mbajtëseve të
raftit
Për të pastruar furrën, hiqni
mbështetëset e rafteve .
1. Tërhiqni pjesën ballore të
mbështetëses nga muri anësor.
2. Tërhiqni pjesën e pasme të
mbajtëses së rafteve jashtë murit
anësor dhe hiqeni.
Montojini mbështetëset e rafteve në
rendin e kundërt.
Kunjat te shinat teleskopike
nuk duhet të jenë vendosur
përpara.
12.3 Piroliza
KUJDES!
Hiqni të gjithë aksesorët dhe
mbështetëset e
çmontueshme të raftit.
Procedura e pastrimit
pirolitik nuk fillon të
funksionojë:
• nëse nuk keni hequr spinën e sensorit
të temperaturës së brendshme nga
priza.
• nëse nuk keni mbyllur plotësisht
derën e furrës.
Hiqni pjesën më të madhe të
papastërtive me dorë.
SHQIP 37
Kommentare zu diesen Handbüchern