Electrolux ERF4162AOX Bedienungsanleitung Seite 8

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 28
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 7
Kur është e nevojshme, kjo pajisje
aktivizohet automatikisht, për shembull
për rikuperimin e shpejtë të temperaturës
pas hapjes së derës ose kur temperatura
e ambientit është e lartë.
4.2 Filtri TASTEGUARD
Filtri TASTEGUARD është filtër karboni
aktiv i cili thith aromat e këqija dhe ruan
shijen dhe aromën më të mirë për të
gjitha ushqimet e ruajtura në frigorifer.
Për rendiment sa më të lartë, filtri duhet
të ndërrohet një herë në vit. Filtrat e rinj
aktivë mund të blihen pranë shitësit tuaj
vendor.
4.3 Sirtari FreshZone
Sirtari është i përshtatshëm për ruajtjen e
ushqimeve të freskëta si peshku, mishi
dhe frutat e detit, pasi temperatura këtu
është më e ulët sesa në pjesën tjetër të
frigoriferit.
4.4 Kontrolli i lagështisë
Ruani zarzavatet dhe frutat në sirtarët ku
temperatura e ulët i mban të freskëta për
një kohë më të gjatë.
Kur mbushni shumicën e sirtarit me
përzierje zarzavatesh dhe frutash,
vendoseni lagështirën në pozicionin e
lartë (simboli me pikën e madhe). Ky
pozicion mbyll fletët e ventilimit. Ky
duhet të jetë cilësim standard.
Kur e mbushni sirtarin në maksimum,
vendoseni lagështirën në pozicionin e
ulët (simboli me pikën e vogël). Ky
pozicion hap fletët e ventilimit.
Mbajini fletët e ventilimit të
hapura kur ruani zarzavate,
sepse ato nxjerrin lagështirë
kur ftohen. Veçanërisht, kur
ruani sallatë, kërpudha,
brokoli dhe karota.
Kur ruani mollë dhe fruta të
tjera, mbajini fletët e
ventilimit të hapura. Etileni, i
cili mund të akumulohet
brenda në sirtar, mund të
jetë i dëmshëm për disa
fruta.
5. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto
mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
www.electrolux.com8
Seitenansicht 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 27 28

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare