
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit B dhe C.
– Dritat treguese për butonat e funksionit
A, B dhe C fillojnë të pulsojnë.
4. Shtypni butonin e funksionit B.
– Dritat treguese për butonat e funksionit
A dhe C fiken.
– Drita treguese për butonin e funksionit
B vazhdon të pulsojë.
5. Shtypni sërish butonin e funksionit B.
– Drita treguese e përfundimit të
programit do të ndizet.
6. Fikni pajisjen për të ruajtur procesin.
Për të çaktivizuar kutinë e shpëlarësit, ndiqni
hapat e mësipërm derisa drita treguese e
përfundimit të fiket.
Për të përdorur sërish detergjent normal:
1. Çaktivizoni funksionin multitab.
2. Mbusheni kutinë e kripës dhe folenë
e shpëlarësit.
3. Rregulloni përzgjedhjen e fortësisë
së ujit në nivelin më të lartë.
4. Kryeni një program larjeje pa enë
brenda.
5. Rregulloni përzgjedhjen e zbutësit të
ujit sipas fortësisë së ujit në zonën
tuaj.
6. Rregulloni dozimin e shpëlarësit.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Vendosni programin e larjes me derën
pak të hapur. Programi i larjes starton
vetëm pasi të mbyllni derën. Deri në atë
moment, është e mundur të ndryshoni
përzgjedhjet.
Ndiqni këta hapa për të vendosur dhe
startuar një program larjeje:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni një nga butonat e programeve.
Referojuni kapitullit 'Programet e larjes'.
– Drita treguese e programit do të ndizet.
– Në ekranin elektronik do të shfaqen tre
vija horizontale.
– Drita treguese e programit në proces
ndizet.
4. Mbyllni derën.
– Programi i larjes do të fillojë
automatikisht.
– Drita treguese e programit në proces
qëndron e ndezur.
– Në ekranin elektronik do të shfaqet
vetëm një vijë horizontale. Qëndron
ndezur gjatë gjithë procesit të
programit të larjes.
Ndërsa programi i larjes është në
proces, nuk mund ta ndryshoni
programin. Anuloni programin e larjes.
Ju mund të zgjidhni programin e larjes
dhe shtyrjen e programit edhe me derën
e mbyllur. Kur shtypni një prej butonave
të programit, keni vetëm 3 sekonda
kohë për të zgjedhur një program tjetër
larjeje apo shtyrjen e programit. Pas
këtyre 3 sekondave, programi i zgjedhur
starton automatikisht.
Paralajmërim Ndërpriteni ose anulojeni
një program larjeje vetëm nëse është e
nevojshme.
Kujdes Hapeni derën me kujdes. Që
andej mund të dalë avull i nxehtë.
Ndërprisni një program të larjes
Hapni derën.
• Programi ndalon.
Mbyllni derën.
• Programi vazhdon nga pika ku u ndërpre.
Anulimi i një programi larjeje
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit B dhe C, derisa:
– Gjithë dritat e programeve të jenë të
fikura.
– Në ekranin elektronik do të shfaqen tre
vija horizontale.
2. Lëshojini butonat e funksionit B dhe C.
Programi i larjes është anuluar.
Në këtë moment mund të ndiqni këta hapa:
1. Fikni pajisjen.
2. Vendosni një program larjeje .
Mbushi folenë e detergjentit me detergjent
përpara së të vendosni një program të ri
larjeje.
electrolux 13
Kommentare zu diesen Handbüchern