
5. OPSIONET
5.1 Funksioni i shumëfishtë
Aktivizojeni këtë funksion kur përdorni
tableta të kombinuara detergjentesh.
Ky funksion çaktivizon shpërndarjen e
shpëlarësit dhe të kripës. Treguesit
përkatës të tyre janë të fikur.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet.
Aktivizimi i funksionit të
shumëfishtë
Aktivizoni ose çaktivizoni
funksionin e shumëfishtë përpara
fillimit të një programi. Nuk mund
të aktivizoni ose çaktivizoni këtë
funksion gjatë procesit të një
programi.
1.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen.
2.
Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e cilësimit. Referojuni
pjesës "VENDOSJA DHE STARTIMI I
NJË PROGRAMI".
3.
Shtypni dhe mbani shtypur
njëkohësisht butonat e funksioneve (D)
dhe (E) derisa treguesi i funksionit të
shumëfishtë të ndizet.
Funksioni qëndron ndezur derisa
ta çaktivizoni atë. Shtypni dhe
mbani shtypur njëkohësisht
butonat e funksioneve (D) dhe (E)
derisa treguesi i funksionit të
shumëfishtë të fiket.
Nëse ndaloni përdorimin e tabletave
të kombinuara të detergjentit, përpara
se të filloni përdorimin veçmas të
detergjentit, shpëlarësit dhe kripës së
enëlarëses, ndiqni këto hapa:
1. Çaktivizoni funksionin e shumëfishtë.
2.
Vendosni zbutësin e ujit në nivelin më
të lartë.
3. Sigurohuni që ena e kripës dhe
shpërndarësi i shpëlarësit të jenë plot.
4.
Nisni programin më të shkurtër me një
fazë shpëlarjeje, pa detergjent dhe pa
enë.
5.
Rregullojeni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
6. Rregulloni sasinë e lëshuar të
shpëlarësit.
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1.
Sigurohuni që niveli i vendosur i
zbutësit të ujit të përkojë me fortësinë
e ujit në zonën tuaj. Nëse jo, përshtatni
zbutësin e ujit. Kontaktoni me
autoritetet lokale të ujësjellësit për
informacion mbi fortësinë e ujit në
zonën tuaj.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3.
Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit.
4.
Hapeni rubinetin e ujit.
5.
Në pajisje mund të qëndrojnë mbetje
nga procesi. Për t'i hequr ato, nisni një
program. Mos përdorni detergjent dhe
mos ngarkoni koshat.
Nëse përdorni tableta të
kombinuara detergjentesh,
aktivizoni opsionin e shumëfishtë.
8
www.electrolux.com
Kommentare zu diesen Handbüchern