
hidheni atë në dhomëzën e larjes kryesore
ose në dhomëzën përkatëse nëse
programi/përzgjedhja e zgjedhur e kërkon
një gjë të tillë (për hollësi të mëtejshme
referojuni "Sirtari i detergjentit").
Nëse është e nevojshme, hidhni zbutës
rrobash në dhomëzën me shenjën
(sasia
e përdorur nuk duhet të tejkalojë shenjën
"MAX" në sirtar). Mbylleni sirtarin me ngadalë.
Zgjidhni programin e dëshiruar duke
kthyer çelësin e zgjedhjes së
programeve (1)
Rrotullojeni çelësin e zgjedhjes së
programeve në programin e dëshiruar.
Lavatriçja do të zgjedhë automatikisht vlerën
maksimale të rrotullimit të dhënë për
programin që keni zgjedhur. Ju mund ta
ndryshoni këtë vlerë duke shtypur butonin
përkatës. Drita treguese jeshile e butonit 5
fillon të pulsojë.
Çelësi përzgjedhës mund të rrotullohet si në
drejtim orar ashtu edhe kundër-orar. Kthejeni
në pozicionin " O " për të rivendosur
programin/Fikur pajisjen.
Në përfundim të programit, çelësi
përzgjedhës duhet të rrotullohet në
pozicionin O, për të fikur pajisjen.
Kujdes Nëse e ktheni çelësin e
zgjedhjes së programit në një program
tjetër, drita treguese e kuqe e butonit
5 do të pulsojë 3 herë për të treguar një
zgjedhje të gabuar. Pajisja nuk do ta
kryejë programin e ri të përzgjedhur.
Ulni shpejtësinë e rrotullimit duke
shtypur butonin 2
Duke zgjedhur një program, pajisja sugjeron
automatikisht shpejtësinë maksimale të
rrotullimit të dhënë për atë program.
Shtypni butonin 2 vazhdimisht për të
ndryshuar shpejtësinë e rrotullimit, nëse doni
që rrobat tuaja të rrotullohen me një shpejtësi
të ndryshme. Drita përkatëse ndriçon.
Zgjidhni opsionet e disponueshme duke
shtypur butonat 2, 3 dhe 4
Në varësi të programit, ju mund të kombinoni
funksione të ndryshme. Këto duhet të
përzgjidhen vetëm pasi të zgjidhni programin
e dëshiruar dhe përpara se nisni programin.
Kur shtypen këto butona, dritat treguese
korrespondues ndriçojnë. Kur shtypen
përsëri, drita treguese fiket. Nëse zgjidhet një
opsion i gabuar, drita treguese e integruar e
kuqe e butonit 5 pulson 3 herë.
Për përputhshmërinë midis programeve
të larjes dhe opsioneve, shihni kapitullin
"Programet e Larjes".
Zgjidhni Fillim me vonesë duke shtypur
butonin 6
Para se të nisni programin, nvse dëshironi të
vononi fillimin, shtypni butonin 6 vazhdimisht,
për të zgjedhur vonesën e dëshiruar. Drita
përkatëse ndriçon.
Ju duhet të zgjidhni këtë opsion pasi të keni
vendosur programin dhe përpara se të nisni
programin.
Mund të anuloni ose modifikoni kohën e
vonesës në çdo kohë, përpara se të keni
shtypur butonin 5 .
Zgjedhja e fillimit me vonesë:
1. Zgjidhni programin dhe opsionet e
kërkuara.
8 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern