Electrolux EDH3897SDE Bedienungsanleitung Seite 5

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 84
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 4
Artikujt që janë ndotur me substanca të tilla si vaj
gatimi, aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës njollash,
terpentine, dyllë dhe heqës dylli, duhet të lahen në ujë
të nxehtë me një sasi shtesë detergjenti, përpara se të
thahet në tharësen e rrobave.
Artikujt e tillë si prej sfungjeri të gomuar (sfungjer
latex), skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit,
artikuj me pjesë të gomuara si dhe rroba ose jastëkë
me mbushje prej sfungjeri të gomuar, nuk duhet të
thahet në tharësen e rrobave.
Zbutësit e rrobave apo produktet e ngjashëm duhet të
përdoren sipas specifikimeve të udhëzimeve të
prodhuesit.
Hiqni të gjitha sendet nga xhepat, si p.sh. çakmakët
dhe shkrepset.
Mos e ndaloni kurrë procesin e tharëses përpara
përfundimit të ciklit të tharjes, për sa kohë nuk keni
nxjerrë ende të gjitha teshat dhe t'i keni shpërndarë në
mënyrë të tillë që nxehtësia të shpërndahet.
Faza e fundit e ciklit të tharjes realizohet pa nxehtësi
(cikli i ftohjes) për të siguruar që rrobat të kenë një
temperaturë që siguron që rrobat të mos dëmtohen.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 5°C ose më të lartë se 35°C.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, të
durojë nxehtësinë dhe të jetë e
pastër.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Gjithmonë lëvizeni pajisjen
vertikalisht.
Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të
vendoset kundrejt murit.
Pasi ta keni vendosur pajisjen në
vendin e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë tërësisht e
niveluar me ndihmën e një niveluesi.
Nëse nuk është në ekuilibër,
rregulloni këmbëzat derisa të
nivelohet.
SHQIP 5
Seitenansicht 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 83 84

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare