Electrolux EJ2801AOX2 Bedienungsanleitung Seite 4

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 52
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 3
PARALAJMËRIM
Çdo komponent elektrik (kabllo i
ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një
agjent i certifikuar shërbimi ose
nga një personeli i kualifikuar i
shërbimit për të shmangur
rreziqet.
1.
Kablloja e ushqimit nuk duhet të
zgjatet.
2.
Sigurohuni që spina nuk është
shtypur apo dëmtuar nga pjesa e
pasme e pajisjes. Një prizë e
shtypur apo e dëmtuar mund të
mbinxehet e mund të shkaktojë
zjarr.
3.
Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4.
Mos e tërhiqni spinën nga kablloja.
5.
Nëse priza e ushqimit është e liruar,
mos futni në të spinën elektrike. Ka
rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet ta vini në punë pajisjen
pa kapakun e llambës (nëse është
parashikuar) së ndriçimit të
brendshëm.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes
kur e lëvizni atë.
Mos hiqni dhe mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë
dëmtim të lëkurës ose djegie të
shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozimin e gjatë të pajisjes
në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Llambushkat (nëse janë parashikuar) e
përdorura në këtë pajisje janë llamba të
posaçme të përzgjedhura vetëm për
përdorim në pajisje elektro-shtëpiake.
Ato nuk janë të përshtatshme për t'u
përdorur për ndriçim dhome.
1.3 Përdorimi i përditshëm
Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
plastike të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe
lëng të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit
që ndodhet në murin e pasmë. (Nëse
pajisja është Pa formim bryme)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të
ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni
me përpikëri. Shikoni udhëzimet
përkatëse.
Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
pasi këto krijojnë presion brenda
shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë
që do të dëmtojë pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë
djegie nëse konsumohen direkt nga
pajisja.
1.4 Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
Mos përdorni objekte të mprehta për të
hequr brymën nga pajisja. Përdorni një
kruajtëse plastike.
Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i
shkrirë. Nëse është e nevojshme,
pastroni tubin e kullimit. Nëse tubi i
kullimit është i bllokuar, uji do të
mblidhet në fundin e pajisjes.
1.5 Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna në
paragrafët e veçantë.
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni
nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen
nëse është e dëmtuar. Raportoni
menjëherë dëmtimet e mundshme në
vendin ku e keni blerë atë. Në këtë rast,
ruajeni paketimin.
Është e këshillueshme të prisni të
paktën katër orë përpara se të lidhni
pajisjen, për t’i lejuar vajit të rrjedhë në
kompresor.
Duhet të ketë qarkullim të mjaftueshëm
të ajrit rrotull pajisjes, pasi mungesa e tij
shkakton mbinxehje. Për të arritur ajrim
të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
4
www.electrolux.com
Seitenansicht 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 51 52

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare