Electrolux EJ2801AOX2 Bedienungsanleitung Seite 8

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 52
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 7
4.3 Ngrirja
Pllaka e specifikimeve tregon sasinë
maksimale të ushqimit që mund të
ngrijë ngrirësi në 24 orë.
Ngrirja e ushqimit përfundon për 24
orë. Mos e vendosni ushqimin në
ngrirës gjatë kësaj kohe.
Vendoseni ushqimin në sasi të vogla në
ngrirës. Kjo ndihmon të ngrini ushqimin
shpejt dhe të shkrini vetëm sasinë e
nevojitur.
Mbështilleni ushqimin me fletë alumini
ose vendoseni në qese plastike.
Sigurohuni që paketimi të jetë hermetik.
Mos e vendosni ushqimin e freskët
bashkë me ushqimin e ngrirë. Kjo bëhet
për të parandaluar që temperatura e
ushqimit të ngrirë të rritet.
Koha e ruajtjes për ushqimet e
yndyrshme është më e shkurtër se sa
për ushqimet e payndyrshme ose
ushqimet me pak yndyrë. Kripa ul
kohën e ruajtjes së ushqimit.
Rekomandojnë që të shkruani mbi çdo
paketim datën se kur është ngrirë
ushqimi.
4.4 Depozitimi i ushqimeve të
ngrira
Kur blini ushqime të ngrira, sigurohuni
që t'i vendosni në ngrirës shumë shpejt.
Kur e shkrini ushqimin, duhet ta gatuani
brenda një kohe shumë të shpejtë.
Ushqimi që është shkrirë më parë, nuk
duhet ngrirë.
Sigurohuni që data e skadimit të mos
ketë kaluar. Informacionin mund ta gjeni
mbi paketimin e ushqimit.
5. KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen, shkëputeni pajisjen
nga priza.
5.1 Pastrimi
Pajisjen dhe aksesorët pastrojini
rregullisht.
Pastroni të gjitha pjesët e pajisjes dhe
të gjithë aksesorët me ujë të ngrohtë
dhe detergjent neutral. Sigurohuni që
pajisja dhe aksesorët të jenë plotësisht
të thatë.
Pastrojeni guarnicionin e derës
rregullisht. Për të zëvendësuar
guarnicionin e dëmtuar, kontaktoni me
qendrën e shërbimit.
Pastroni skarën e kondensatorit dhe
kompresorin në pjesën e pasme të
pajisjes, me një furçë. Kjo ndihmon për
të ulur konsumin e energjisë dhe e
mban pajisjen në gjendje të mirë pune.
Bëni kujdes të mos tërhiqni,
lëvizni ose shkaktoni dëmtim te
tubat ose kabllot.
Bëni kujdes të mos shkaktoni
dëmtime te njësia ftohëse.
Mos e pastroni pajisjen me
produkte gërryese, materiale
pastrimi gërryese, tretës,
detergjente me parfum ose dyllë
shkëlqimi.
Pas mirëmbajtjes, futeni në prizë spinën e
pajisjes.
8
www.electrolux.com
Seitenansicht 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 51 52

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare