Electrolux EOK66030X Bedienungsanleitung Seite 25

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 44
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 24
500g djathë i butë
80ml vaj luledielli
100g krem gatimi
125ml qumësht
•2 vezë
140g sheqer
1/2 e paketës me pluhur budingu
1 racion mandarina (1000g)
1 paketë të vogël me lëng për torta
Përgatitja e mbulesës:
Hidhini përbërësit në një tas për përzierje dhe
përziejini të gjithë bashkë njëkohësisht. Pas
kësaj hidheni masën mbi bazamentin e
brumit për t'u pjekur. Mandarinat
shpërndajini në shtresën e djathit të butë.
Pas pjekjes, lëngun e tortës shpërndajeni në
ëmbëlsirën e ftohtë.
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 2 FETA DJATHI
DHE MANDARINE
3
Kohëzgjatja
55 minuta
BUKË E BARDHË 600-800g
Përbërësit:
500g miell
1/2 pako maja birre e njomë ose 1 paketë
maja birre e thatë
330ml qumësht
10g kripë
Përgatitja:
Hidhni miellin dhe kripën në një tas të madh.
Majanë e birrës treteni në qumësht të vakët
dhe hidheni te mielli. Të gjithë përbërësit
përziejini në një masë brumi.
Në varësi të cilësisë së miellit, mund të jetë e
nevojshme sasi më e madhe qumështi.
Lëreni brumin që të vijë.
Krijoni me brumin 2 forma buke dhe
vendosini në tavën e pjekjes të lyer nga
poshtë me yndyrë ose në një tavë pastiçerie
(pjesë shtesë e veçantë). Lërini përsëri copat
e bukës që të vijnë.
Para pjekjes lyejini pak me miell nga lart dhe
prijini diagonalisht 3 herë, minimumi 1 cm të
thellë.
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 3 BUKË E
BARDHË
2
Kohëzgjatja
55 minuta
SIMITE, SECILA 40g (12-16 copë)
Përbërësit:
500g miell i llojit 405
20g maja birre e njomë ose 1 paketë maja
birre e thatë
300ml ujë
10g kripë
Përgatitja:
Hidhni miellin dhe kripën në një tas të madh.
Majanë e birrës treteni në ujë dhe hidheni te
mielli. Të gjithë përbërësit përziejini në një
masë brumi.
Lëreni brumin që të vijë.
Ndajeni brumin në copa, bëni format e
simiteve dhe vendosini në tavën e pjekjes
lyer nga poshtë me yndyrë ose në një tavë
pastiçerie (pjesë shtesë e veçantë). Simitet
lërini rreth 25 minuta që të vijnë përsëri.
Para pjekjes pritini simitet nga lart në formë
kryqi. Nëse dëshironi shtrojini nga lart me
kumel, qimnon ose fara susami.
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 4 SIMITE, SECILA
nga 40g
3
Kohëzgjatja
25 minuta
PICA
Për 1 tavë ose për 2 forma të rrumbullakëta
Përbërësit e brumit:
300g miell i llojit 405
200ml ujë
14g maja birre
2 lugë gjelle vaj
3g kripë
Përgatitja e brumit:
Hidheni majanë e birrës në një tas dhe treteni
me ujë të vakët. Hidhni mbi të miellin të
përzier me kripën dhe vajin. Përziejini
përbërësit derisa të krijohet një masë brumi,
i cili bie nga tasi.
Lëreni brumin të mbuluar derisa të jetë
dyfishuar në masë.
Përbërësit e mbulesës së sipërme:
1 racion domate të qëruara (800g neto), të
grira
100g sallam i prerë në feta në 4 copë
350-400g djathë i butë ose mocarela, i
prerë në kuba të vegjël 1 cm
electrolux 25
Seitenansicht 24
1 2 ... 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 ... 43 44

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare