Electrolux EOK66030X Bedienungsanleitung Seite 27

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 44
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 26
Në fund, lyejini filetat e peshkut nga të dyja
anët me kripë dhe piper. Pas kësaj, vendosini
në një tavë që është zjarrduruese dhe të lyer
me yndyrë.
Përzieni së bashku ajkën, djathin e grirë,
galetën e bluar dhe majdanozin e prerë dhe
shpërndajeni masën mbi filetën e peshkut.
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 8 FILETË
PESHKU
2
Kohëzgjatja
25 minuta
SHPINË VIÇI
Përbërësit:
1000g shpinë viçi
2 lugë gjelle vaj
Kripë, piper, spec i kuq
Përgatitja:
Pastroni shpinën e viçit dhe thajeni me letër
kuzhine.
Përzieni erëzat me vajin dhe me të lyeni
mishin njëtrajtësisht.
Vendoseni mishin në një formë zjarrduruese
ose në një formë xhami me tavë me vrima
(pjesë shtesë e veçantë) dhe futeni në furrë.
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 9 SHPINË VIÇI
2
Kohëzgjatja
80 minuta
LAZANJA
Salca e mishit:
100g proshutë, relativisht me dhjamë
1 kokërr qepë dhe karota
100g selino
2 lugë gjelle vaj ulliri
400g mish i grirë
1 racion domate, të prera në copa (rreth
400 g)
Rigon, trumzë, kripë dhe piper
3 lugë gjelle gjalpë
250g fletë lazanje e freskët
50g djathë Parmigiano, i grirë
150g djathë Emmentaler, i grirë
Salca e beshamelit:
75g gjalpë
50g miell
500ml qumësht
Kripë, piper dhe arrë muskati
Me një thikë të mprehtë hiqni nga pastërmaja
lëkurën dhe kërcet dhe prijeni hollë në kubikë
të vegjël. Qëroni qepën dhe karotat, pastroni
selinon dhe pritini hollë të gjitha perimet.
Nxeheni vajin në një enë, hidhni aty
pastërmanë dhe perimet e prera hollë dhe
skuqini duke i përzier. Hidhni ngadalë mishin
e grirë, skuqeni duke e përzier dhe shuajeni
me lëngun e mishit. Ragunë e mishit
përziejeni me copat e domateve, me erëzat,
kripën dhe piperin dhe lëreni të ziejë të
mbuluar për 30 minuta me nxehtësi të vogël.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit.
Për këtë, hidhni gjalpin në një tenxhere,
shtoni miellin dhe duke e përzier lëreni derisa
të marrë një ngjyrë të verdhë ari. Shtoni
qumështin duke e shtirë dalëngadalë.
Përziejeni salcën me kripë, piper dhe arrën e
muskatit dhe lëreni të ziejë e hapur për rreth
10 minuta. Lyeni me një lugë gjelle gjalpë, një
enë pjekjeje me kënde të drejta.
Shtroni në tavë në mënyrë të alternuar një
shtresë makarona, ragu mishi, salcë
beshameli dhe djathë të grirë. Në fund duhet
që të vendoset një shtresë beshameli e
mbuluar me djathë. Pjesën e mbetur të gjalpit
hapeni mbi tavë me copa të vogla.
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 10 LAZANJA 2
Kohëzgjatja
50 minuta
BËRXOLLA DERRI
Përbërësit:
Bërxolla derri nga pjesa e qafës
2 lugë gjelle vaj
Kripë, piper, spec i kuq
Përgatitja:
Pastroni mishin dhe thajeni me letër kuzhine.
Përzieni erëzat me vajin dhe me të lyeni
mishin rreth e përqark. Pastaj vendoseni
mishin e derrit në një formë zjarrduruese me
tavë me vrima (pjesë shtesë e veçantë).
Pas rreth 40 minutash kthejeni mishin.
Pas tingullit të parë akustik të furrës,
kontrolloni gjendjen e mishit të pjekur. Nëse
nevojitet, shtyjeni kohën e mbetur të pjekjes
deri në tingëllimin e sinjalit të dytë akustik (10
minuta).
Përcaktimi Niveli i vendosjes
electrolux 27
Seitenansicht 26
1 2 ... 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 ... 43 44

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare