Electrolux ERT1502FOW3 Bedienungsanleitung Seite 11

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 40
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 10
Për të përshpejtuar procesin e
shkrirjes, vendosni një tenxhere me
ujë të ngrohtë në ndarjen e ngrirësit.
Përveç kësaj, hiqni copëzat e akullit
që shkëputen përpara se të ketë
përfunduar shkrirja.
4. Kur të përfundojë procesi i shkrirjes,
thani plotësisht pjesën e brendshme
të pajisjes.
5. Ndizni pajisjen.
Pas tre orësh, futeni sërish në ndarjen e
ngrirjes ushqimin e hequr më parë.
6.6 Periudhat e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga furnizimi
elektrik.
2. Nxirrni jashtë të gjitha ushqimet.
3. Shkrini (nëse është e nevojshme)
dhe pastroni pajisjen dhe të gjithë
aksesorët e saj.
4. Pastroni pajisjen dhe të gjithë
aksesorët.
5. Lëreni derën/dyert paksa hapur për
të shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
PARALAJMËRIM!
Nëse dëshironi ta mbani
pajisjen të ndezur, kërkojini
dikujt ta kontrollojë herë pas
herë për të shmangur
prishjen e ushqimit brenda
në rast ndërprerjeje të
energjisë elektrike.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur siç
duhet në prizën elektrike.
Futeni spinën siç duhet në
prizën elektrike.
Nuk ka tension në prizën
elektrike.
Lidhni një pajisje tjetër
elektrike në prizën
elektrike. Kontaktoni një
elektricist të kualifikuar.
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është
mbështetur mirë në
dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja
qëndron palëvizur.
Llamba nuk punon. Llamba është në gjendje
gatishmërie.
Mbyllni dhe hapni derën.
Llamba është me defekt. Drejtojuni seksionit
"Ndërrimi i llambës".
Kompresori punon pa
ndërprerje.
Temperatura është
vendosur në mënyrë të
gabuar.
Drejtojuni kapitullit
"Funksionimi".
SHQIP 11
Seitenansicht 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 39 40

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare