
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
Referojuni kapitullit "Të
dhënat teknike".
6.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
• zhurmë kërcitëse: enët janë të
përbëra nga materiale të ndryshme
(strukturë sandviç).
• tingull fishkëllime: përdorni një zonë
gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (një strukturë sandviç).
• gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë
fuqie.
• kërcitje: ndodh ndërrimi elektrik.
• fërshëllimë, zukatje: ventilatori po
punon.
Zhurmat janë normale dhe nuk
tregojnë se ka keqfunksionim.
6.3 Udhëzime dhe këshilla për
SenseBoil®
Funksioni funksionon më mirë për zierjen
e ujit dhe përgatitjen e patateve.
Nuk funksionon me enë
gatimi prej hekuri të derdhur
dhe që nuk ngjisin, p.sh. me
veshje qeramike.
Rekomandohen tenxhere të
emaluara prej çeliku për të
arritur rezultatet më të mira
gjatë zierjes së patateve.
Kontrolloni nëse tenxherja që zgjidhni
është e përshtatshme për SenseBoil®
duke monitoruar gatimin e parë.
Për të përdorur SenseBoil® me
efikasitet, ndiqni këshillën e mëposhtme:
• Mbushni tenxheren me ujë të ftohtë
rubineti mes gjysmës dhe treçerekut
të saj, duke lënë bosh 4 cm nga buza
e tenxheres. Mos përdorni më pak se
1 litër ose më shumë se 5 litra ujë.
Sigurohuni që pesha totale e ujit (ose
uji dhe patatet) të variojë mes 1-5 kg.
• Nëse doni që të gatuani patate,
sigurohuni që ato të jenë plotësisht të
mbuluara me ujë, por mos harroni të
lini të paktën një çerek tenxhereje
bosh.
• Për të arritur rezultatet më të mira,
gatuani vetëm patate të plota, të
paqëruara, të një madhësie mesatare.
• Shmangni krijimin e dridhjeve të
jashtme (p.sh. nga përdorimi i një
blenderi apo vendosja e një telefoni
celular pranë pajisjes) kur funksioni
është në punë.
• Nëse doni që të përdorni kripë,
shtojeni atë pasi uji të arrijë pikën e
vlimit.
• Funksioni mund të mos funksionojë
siç duhet për çajnikët dhe kafetierat
për moka.
6.4 Öko Timer (Kohëmatësi
ekonomik)
Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës
së gatimit çaktivizohet përpara se të
bjerë sinjali i kohëmatësit me numërim
mbrapsht. Ndryshimi në kohën e punës
varet nga niveli i cilësimit të nxehtësisë
dhe kohëzgjatja e procesit të gatimit.
6.5 Shembuj të përdorimeve
për gatim
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë së një
zone dhe konsumit të energjisë së zonës
së gatimit nuk është lineare. Kur ju rritni
cilësimin e nxehtësisë, rritja nuk është në
proporcion me rritjen e konsumit të
energjisë. Kjo do të thotë se një zonë
gatimi me cilësim mesatar nxehtësie
përdor më pak se gjysmën e fuqisë së
saj.
Të dhënat në tabelë janë
vetëm udhëzuese.
SHQIP 17
Kommentare zu diesen Handbüchern