
• Treguesi vazhdon të pulsojë.
• Në ekran shfaqet cilësimi aktual:
= Sinjali akustik joaktiv.
3. Shtypni Start për të ndryshuar
cilësimin.
= Sinjali akustik aktiv.
4. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të konfirmuar cilësimin.
6.6 MyFavourite
Me këtë opsion mund të caktoni dhe të
ruani programin që përdorni më shpesh.
Mund të ruani vetëm 1 program. Një
cilësim i ri anulon të mëparshmin.
Ruajtja e programit
MyFavourite
1. Caktoni programin që dëshironi të
ruani
Ju mund të caktoni gjithashtu opsionet e
disponueshme së bashku me programin.
2. Shtypni dhe mbani shtypur
njëkohësisht Program dhe Delay
derisa treguesit e programit dhe
opsionet të pulsojnë për disa
sekonda.
Si të caktoni programin
MyFavourite
Shtypni dhe mbani shtypur Program
derisa të ndizen treguesit që lidhen me
programin dhe opsionet MyFavourite.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.
7. OPSIONET
Opsionet e dëshiruara mund
të aktivizohen kurdo përpara
nisjes së një programi.
Nuk mund t'i aktivizoni ose
çaktivizoni opsionet gjatë
kryerjes së një programi.
Jo të gjitha opsionet
përputhen me njëra-tjetrën.
Nëse keni zgjedhur opsione
që nuk përputhen, pajisja
çaktivizon automatikisht
njërin ose më shumë prej
tyre. Vetëm treguesit e
opsioneve ende aktive
qëndrojnë ndezur.
7.1 Multitab
Aktivizoni këtë opsion kur përdorni
tableta të shumëfishta që integrojnë
funksionet e kripës, ndihmësit të
shpëlarjes dhe detergjentit. Ato mund të
përmbajnë edhe agjentë pastrimi ose
shpëlarjeje.
Ky opsion çaktivizon çlirimin e kripës.
Treguesi i kripës nuk ndizet.
Ky opsion çaktivizon edhe nxjerrjen e
shpëlarësit, por vetëm kur kutia e
shpëlarësit është e çaktivizuar (treguesi i
shpëlarësit nuk ndizet). Nëse kutia e
shpëlarësit është aktivizuar, shpëlarësi
nxirret edhe kur opsioni Multitab është i
aktivizuar.
Me përdorimin e këtij opsioni,
kohëzgjatja e programit zgjatet për të
përmirësuar rezultatet e pastrimit dhe të
tharjes, me përdorimin e tabletave të
shumëfishta.
Multitab nuk është opsion i përhershëm
dhe duhet të zgjidhet në çdo cikël.
Aktivizimi i Multitab
Shtypni Option derisa treguesi të
ndizet.
7.2 TimeManager
Ky opsion rrit presionin dhe
temperaturën e ujit. Fazat e larjes dhe të
tharjes janë më të shkurtra.
Kohëzgjatja totale e programit ulet me
rreth 50%.
www.electrolux.com12
Kommentare zu diesen Handbüchern