Electrolux EC3330AOW1 Bedienungsanleitung Seite 7

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 36
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 6
Gjatë fazës së alarmit, mos futni ushqime
në ngrirës.
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet,
drita e Alarmit do të fiket automatikisht.
3.6 Funksioni ActionFreeze
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për të ruajtur për një kohë të gjatë
ushqime të ngrira dhe shumë të ngrira
nga dyqani, si dhe për të ngrirë ushqime
të freskëta.
Futini ushqimet në pajisje pasi ta keni
ftohur më parë pajisjen për 24 orë.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Mos
vendosni ushqime të tjera në ngrirës
gjatë kësaj periudhe. Sasia maksimale e
ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë
tregohet në pllakëzën e numrit të serisë.
Për të aktivizuar funksionin
ActionFreeze, shtypni çelësin
ActionFreeze.
Drita ActionFreeze do të ndizet.
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52
orësh.
Funksionin mund ta çaktivizoni në çdo
kohë duke shtypur butonin ActionFreeze.
Drita ActionFreeze do të fiket.
4. PËRDORIMI I PARË
4.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto
mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe
ruajtjen e ushqimeve të ngrira dhe
shumë të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin ActionFreeze të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin që do të ngrini në ndarjen e
ngrirësit.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrijë për 24 orë, jepet në pllakën e
specifikimeve.
1)
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: mos shtoni
ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj
periudhe.
5.2 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara
se të futni produkte në ndarje, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në
cilësimet më të larta.
1)
Referojuni kapitullit "Të dhënat teknike"
SHQIP 7
Seitenansicht 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 35 36

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare