Electrolux EHS60180P 18Q Bedienungsanleitung Seite 23

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 32
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 22
udhëzimet për montim electrolux 23
Udhëzimetr montim
Udhëzime sigurie
Kujdes! Të lexohet me çdo kusht!
Duhet të respektohen ligjet, urdhëresat,
direktivat dhe normat që vlejnë në
vendin e përdorimit (rregulla sigurie,
riciklimi i saktë dhe sipas rregullave etj.).
Montazhi duhet të kryhet vetëm nga një
specialist.
Duhet të respektohen distancat
minimale nga aparatet e tjera dhe
mobiljet.
Duhet të garantohet mbrojtja nga prekja
nga mobilje të tjera, për shembull sirtarët
mund të montohen drejtpërdrejt nën
aparatin vetëm me një fund mbrojtës.
Hapësirat e prerjes në dërrasën e punës
duhet të mbrohen nga lagështia me një
material të përshtatshëm hermetizues.
Shtuposja bën që nuk ka të çarë midis
aparatit dhe dërrasës së punës.
Mos e montoni aparatin menjëherë
pranë dyerve dhe nën dritare.
Përndryshe, dyer dhe dritare që hapen
mund të përmbysin enë të nxehta gatimi
nga furnela.
z Rrezik plagosjeje nga rryma
elektrike
Terminali i lidhjes së rrjetit gjendet
nën tension.
Shkëpusni nga tensioni terminalin e
lidhjes me rrjetin.
Kontrolloni skemën e lidhjes.
Mbani parasysh rregullat e sigurimit
të elektroteknikës.
Siguroni mbrojtje kundër kontaktit
me rrymën me anë të instalimit të
duhur teknik.
Kryejeni lidhjen elektrike me anën e
një tekniku elektricist.
z Dëmtimet nga rryma elektrike
Lidhjet e lira dhe joprofesionale të
prizave mund të shkaktojnë
tejnxehjen e terminalit.
Kryejini lidhjet e terminalit në
mënyrën e duhur teknike.
Mos e tendosni kabllon.
Me një lidhje 1 ose 2 fazore duhet të
përdoret linja e përshtatshme e
lidhjes me rrjetin elektrik nga tipi
H05BB-FTmax90°C (ose me vlerë
më të lartë).
Në qoftë se linja e këtij aparati për
lidhje me rrjetin elektrik është e
dëmtuar, duhet të zëvendësohet me
një linjë të veçantë lidhjeje. Kjo mund
të blihet nga shërbimi për klientë.
Në instalimin elektrik duhet të
parashikohet një mundësi për ta ndarë
aparatin nga rrjeti me gjerësinë e hapjes
së kontaktit prej së paku 3 mm me të
gjitha polet.
Pajisje të përshtatshme ndarjeje ja
p.sh. çelësa LS, siguresa (siguresat me
vidha duhet të hiqen nga xokola), çelësa
FI dhe shigjetarë.
Ngjitja e shtuposjes
Pastroni dërrasën e punës në zonën
ku pritet.
Shiritin e furnizuar hermetizues, që
ngjitet vetvetiu nga njëra anë, ngjiteni
përreth në anën e poshtme të
aparatit të gatimit përgjatë skajit të
jashtëm të fletës së qeramikës prej
xhami. Gjatë kësaj mos e shtrini.
Prerja duhet të ndodhet në mes të
njërës anë. Pas pritjes së gjatësisë së
dëshiruar me sharrë (shtoni disa mm)
shtrëngoni të dy anët kundër njëra-
tjetrës.
Seitenansicht 22
1 2 ... 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 ... 31 32

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare