
në një vendosje më të lartë për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
KUJDES!
Në këto kushte, temperatura
e dhomëzës së frigoriferit
mund të bjerë nën 0°C.
Nëse ndodh kjo, rivendoseni
çelësin e temperaturës në
një vendosje më të ngrohtë.
5.2 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara
se të futni produkte në ndarje, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në
cilësimet më të larta.
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si
pasojë e ndërprerjes së
rrymës elektrike, nëse kjo
ndërprerje ka zgjatur më
shumë se vlera e shfaqur në
tabelën e të dhënave teknike
në pikën "koha në rritje",
ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të
gatuhet menjëherë dhe më
pas të rivendoset në ngrirje
(pasi të jetë ftohur).
5.3 Shkrirja
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në
dhomëzën ftohëse ose në temperaturën
e dhomës, në varësi të kohës në
dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast,
gatimi do të zgjasë më shumë.
5.4 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të
ushqimit të madhësive të ndryshme,
raftet e derës mund të vendosen në
lartësi të ndryshme.
1. Tërhiqeni gradualisht raftin në
drejtimin e shigjetave derisa të
çmontohet.
2. Ripozicionojeni siç kërkohet.
5.5 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash në mënyrë që raftet të
mund të vendosen sipas dëshirës.
Mos e lëvizni raftin prej
xhami mbi sirtarin e
zarzavateve për të siguruar
qarkullim të mirë të ajrit.
5.6 Treguesi i temperaturës
Për të ruajtur ushqimin siç duhet,
frigoriferi është i pajisur me tregues
temperature. Simboli në paretin anësor
të pajisjes tregon pjesën më të ftohtë të
frigoriferit.
SHQIP 7
Kommentare zu diesen Handbüchern