
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme
e produktit duhet të vendoset pas murit
për të shmangur prekjen ose kapjen e
pjesëve të nxehta (kompresorit,
kondensatorit), e për të shmangur
djegie të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
• Lidheni vetëm me burim uji të pijshëm
(nëse është parashikuar lidhja me ujin).
1.6 Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme
për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet
kryer nga një elektricist i kualifikuar ose
nga një person i aftë.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet
nga një Qendër e autorizuar Shërbimi,
si dhe duhen përdorur vetëm pjesë
këmbimi origjinale.
1.7 Mbrojtja e mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që
mund të dëmtojnë shtresën e
ozonit në qarkun e ftohësit apo në
materialet izoluese. Pajisja nuk
duhet të hidhet së bashku me
plehrat e tjera të qytetit. Shkuma
izoluese përmban gazra të
ndezshëm: pajisja duhet të hidhet
në përputhje me rregullat e
zbatueshme të vendosura nga
autoritetet tuaja lokale. Shmangni
dëmtime në njësinë ftohëse,
veçanërisht në pjesën e pasme
pranë shkëmbyesit të nxehtësisë.
Materialet e përdorura për këtë
pajisje që kanë simbolin
janë të
riciklueshme.
2. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
2.1 Pastrimi i pajisjes
1.
Pastroni pjesët e brendshme të
pajisjes dhe të gjithë aksesorët me ujë
të ngrohtë dhe detergjent neutral.
2. Sigurohuni që pajisja dhe aksesorët të
jenë plotësisht të thatë.
3. Futeni në prizë spinën e pajisjes.
4.
Aktivizoni pajisjen dhe vendosni
temperaturën.
Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës për të pastruar pajisjen dhe
aksesorët.
2.2 Aktivizimi i pajisjes dhe
cilësimi i temperaturës
Rrotulloni çelësin e temperaturës në
drejtimin e akrepave për të aktivizuar
pajisjen dhe në të njëjtën kohë për të
cilësuar temperaturën.
Numrat që janë në çelës u referohen
temperaturave të ndryshme të ftohta.
Rrotulloni çelësin e temperaturës në
cilësime më të ulëta për të arritur
temperaturën minimale të ftohtë.
Rrotulloni çelësin e temperaturës në
cilësime më të larta për të arritur
temperaturën maksimale të ftohtë.
Rekomandojnë që të vendosni një
temperaturë mesatare të ftohtë.
Kushtet e mëposhtme mund të ndikojnë
në cilësimin e temperaturës.
• Temperatura e dhomës dhe vendi ku
është instaluar pajisja.
• Sa shpesh ndodh hapja e derës së
pajisjes.
• Sasia e ushqimit që ndodhet në pajisje.
SHQIP 5
Kommentare zu diesen Handbüchern