
8. FURRA - PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
8.1 Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë derisa
të ftohet temperatura në pajisje.
8.2 Aktivizimi dhe çaktivizimi i
pajisjes
1.
Kthejeni çelësin e funksioneve të
furrës te funksioni i dëshiruar i furrës.
2.
Rrotullojeni çelësin e temperaturës te
një temperaturë.
Treguesi i temperaturës ndizet kur
temperatura e pajisjes rritet.
3.
Për ta çaktivizuar pajisjen, rrotullojeni
çelësin e kontrollit të funksioneve të
furrës dhe çelësin e temperaturës në
pozicionin e fikjes.
8.3 Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Përdorimi
Pozicioni fikur Pajisja është e fikur.
Ventilator i
plotë
Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve me të njëjtën
temperaturë gatimi, duke përdorur më shumë se një raft,
pa përzierjen e erërave. Vendosni një temperaturë të
furrës 20-40 °C më të ulët se për pjekjen Tradicionale.
Gatim
tradicional
Për të pjekur dhe skuqur në një nivel të furrës. Elementët
e nxehjes poshtë dhe lart vihen në punë njëkohësisht.
Cilësimi për
pica
Për të bërë pica, quiche ose kek. Vendosni një
temperaturë të furrës 20-40 °C më të ulët se për pjekjen
Tradicionale.
Skarë turbo
Për gatimin e copave të mëdha të mishit. Elementi i
skarës dhe ventilatori i furrës punojnë njëri pas tjetrit,
duke qarkulluar ajër të nxehtë rreth e qark ushqimit.
Skarë e
shpejtë
Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta në sasi të
mëdha. Për të thekur. Vihet në punë elementi i skarës së
plotë.
Gatim me
ventilim të
lehtë
Për të pjekur në forma dhe për të tharë në një nivel rafti
në temperaturë të ulët.
Shkrirja Për të shkrirë ushqimet e ngrira.
Llamba e
furrës
Për të aktivizuar llambën e furrës pa një funksion gatimi.
SHQIP 11
Kommentare zu diesen Handbüchern