
Tavë e thellë:
Vendosni tavën e thellë në shinat
teleskopike.
Rafti me rrjetë dhe tavën e thellë së
bashku:
Vendoseni raftin me rrjetë dhe tavën e
thellë së bashku në shinat teleskopike.
11. FURRA - UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
11.1 Informacione të
përgjithshme
• Pajisja ka katër pozicione të raftit.
Numërojini nivelet e raftit pajisjes
duke filluar nga poshtë.
• Pajisja ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon
vazhdimisht avullin. Me këtë sistem ju
mund të gatuani në një mjedis me
avull dhe ta mbani ushqimi të butë
nga brenda dhe krokant nga jashtë. Ai
ul kohën e gatimit dhe konsumin e
energjisë në minimum.
• Në pajisje ose në panelet e dyerve
prej xhami mund të kondensohet
lagështi. Kjo është normale. Qëndroni
gjithmonë pak larg pajisjes kur hapni
derën e pajisjes ndërsa është në
punë. Për të ulur kondensimin,
përdoreni pajisjen bosh për 10 minuta
para gatimit.
• Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
• Mos vendosni objekte drejtpërdrejt
mbi bazën e pajisjes dhe mos i
mbuloni pjesët e pajisjes me letër
alumini gjatë gatimit. Kjo mund të
ndryshojë rezultatet e pjekjes dhe
mund të shkaktojë dëmtimin e smaltit
të furrës.
11.2 Pjekja
• Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë
ndryshe nga pajisja juaj e
mëparshme. Përshtatini cilësimet
tuaja të zakonshme si temperaturën,
kohën e gatimit dhe pozicionet e
rafteve sipas vlerave në tabela.
SHQIP 19
Kommentare zu diesen Handbüchern