
Për të bërë këto rregullime, veproni si
vijon:
tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të
shigjetave derisa të lirohet dhe pastaj
pozicionojeni sërish siç kërkohet.
1
2
Mos e lëvizni raftin e madh të ulët
të derës për të siguruar një
qarkullim të mirë të ajrit.
4.5 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
Disa rafte duhet të ngrihen nga skaji i
pasmë në mënyrë që të mund të lëvizen.
Mos e lëvizni raftin prej xhami mbi
sirtarin e zarzavateve për të
siguruar një qarkullim të mirë të
ajrit.
4.6 Mbajtësja e shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara) në
raftin e vendosur paraprakisht.
Nëse rafti është i pozicionuar
horizontalisht, vendosni vetëm
shishe të mbyllura.
Ky raft shishesh mund të anohet, për të
mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta
arritur këtë, tërhiqeni raftin sipër në
mënyrë që të rrotullohet nga lart dhe të
vendoset në nivelin tjetër më të lartë.
4.7 Sirtari FreshZone
Sirtari FreshZone është i përshtatshëm
për ruajtjen e ushqimeve të freskëta, si
peshku, mishi, frutat e detit, sepse
temperatura këtu është më e ulët sesa në
pjesën tjetër të frigoriferit.
4.8 Heqja e koshave të ngrirjes
nga ngrirësi
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi për
të parandaluar heqjen ose rënien
aksidentale. Në momentin e heqjes nga
ngrirësi, tërhiqeni koshin drejt vetes dhe
kur të arrini në pikën e ndalimit, hiqeni
koshin duke e ngritur lart pjesën e
përparme.
8
www.electrolux.com
Kommentare zu diesen Handbüchern