
pllakëzën e parametrave, një etiketë që
ndodhet në brendësi të frigoriferit.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
Pas 24 orësh, kur të jetë kryer procesi i
ngrirjes, çaktivizoni funksionin e ngrirjes së
shpejtë (shihni "Funksioni i ngrirjes së
shpejtë").
4.4 Treguesi i temperaturës
Termostati duhet përshtatur
Temperatura e saktë
OK
Për t'ju ndihmuar që ta kontrolloni pajisjen
mirë ne kemi instaluar një tregues
temperature në frigoriferin tuaj.
Simboli anash tregon pjesën më të ftohtë
të frigoriferit.
Pjesa më e ftohtë është nga rafti me xham
i sirtarit të frutave dhe zarzavateve deri te
simboli ose te rafti i vendosur në të njëjtën
lartësi me simbolin.
Për të ruajtur më mirë ushqimin, treguesi i
temperaturës duhet të tregoj mesazhin
"OK".
Nëse "OK" nuk shfaqet, rregulloni
kontrollorin e temperaturës në një
parametër më të ftohtë dhe prisni 12 orë
përpara se të kontrolloni treguesin e
temperaturës sërish.
Pasi të keni vendosur ushqimin e freskët
në pajisje ose pasi të keni hapur derën
vazhdimisht për një periudhë të gjatë,
është normale që mesazhi "OK" të
zhduket.
4.5 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
SHQIP 11
Kommentare zu diesen Handbüchern