
RRETH FURNIZIMIT ME UJE TE FRIGORIFERIT TUAJ
Prodhuesi automatik i ujit dhe akullit ne frigoriferin tuaj per nje funksionim normal
kerkon nje furnizim te vazhdushem me uje. Furnizmi i frigoriferit me uje do te realizohet
duke lidhur tubin e bakrit nga rrjeti i furnizimit me uje te shtepise drejt nje valvule ne
pjesen e mbrapme te frigoriferit.
KUJDES
Per te shmangur demet:
• Perdorni tubin e bakrit per te bere lidhjen e furnizimit me uje (tubi plastik mund te
kete rrjedhje uji)
• Sigurohuni qe furnizimi me uje te frigoriferit te perputhet me sistemin lokal hidraulik.
• Per punimin sa me te mire te prodhuesit te akullit rekomandohet qe presioni i
furnizimit me uje duhet te jete midis 1.4 dhe 6.9 bar. Presioni i tepert i ujit mund te
shkaktoje probleme te filtrit te ujit.
Do ju nevojiten:
• Mundesia e lidhjes me nje linje uji me presion 1.4 deri 6.9 bar.
• Pjeset per lidhjen e ujit te cilat jane bashke e frigoriferin, te cilat perfshijne te gjithe
materialet per instalimin e frigoriferit me uje, perfshire dhe 7.6m tub bakri.
Lidhja e furnizimit me uje me pjesen e
mbrapme te frigoriferit tuaj:
1. Sigurohuni qe frigoriferi nuk eshte ne
prize.
2. Shplani me uje te bollshem tubin e
furnizimit me uje deri sa te dale uje i
paster.
3. Zhvidosni kapakun plastik ne hyrjen
e valvules ne pjesen e mbrapme te
frigoriferit tuaj.
4. Vendosni kundraviden e tunxhit dhe
me pas unazen metalike tek tubi i
bakrit.
5. Shtyni tubin e bakrit brenda hyrjes se
valvules se ujit deri sa ajo te ece.
6. Siguroni tubin e bakrit ne pjesen e
pasme te frigoriferi me nje kapse
celiku dhe nje vide.
7. Rrotulloni tubin e bakrit mbrapa
frigoriferit si ne figure. Kjo
parandalon dridhjet ose zhurmat nga
kontakti me siperfaqe te tjera.
8
Kommentare zu diesen Handbüchern