
3. Shtypni butonin ose për të
vendosur temperaturën e
brendshme. Temperaturën mund ta
vendosni nga 30 °C në 99 °C.
Referojuni vlerave në tabelë.
4. Vendosni funksionin e furrës dhe
temperaturën.
Kur mishi arrin temperaturën e
brendshme të zgjedhur, dëgjohet një
sinjal akustik për dy minuta. Shtypni një
buton për ta ndalur sinjalin.
5. Çaktivizoni pajisjen.
6. Hiqni spinën e sensorit të
temperaturës së brendshme nga
priza. Hiqni mishin nga pajisja.
Në qoftë se nuk mbeteni të kënaqur me
nivelin e pjekjes së mishit, përsëritni
hapat më sipër, duke cilësuar një
temperaturë të brendshme më të lartë.
Ju mund ta ndryshoni temperaturën në
çdo kohë gjatë gatimit. Shtypni për të
ndryshuar temperaturën e brendshme të
mishit.
PARALAJMËRIM!
Bëni kujdes kur hiqni majën
dhe spinën e temperaturës
së sensorit. Sensori i
temperaturës është i nxehtë.
Ka rrezik djegie.
7.2 Shinat teleskopike
Ruajini udhëzimet për shinat
teleskopike për përdorim në
të ardhmen.
Me shinat teleskopike mund t'i fusni e
nxirrni raftet më lehtë.
KUJDES!
Mos i pastroni shinat
teleskopike në enëlarëse.
Mos i lubrifikoni shinat
teleskopike.
1. Tërhiqni jashtë shinat teleskopike të
krahut të djathtë dhe të majtë.
2. Vendoseni raftin me rrjetë mbi shinat
teleskopike e më pas shtyjini ato me
kujdes brenda pajisjes.
Sigurohuni që shinat teleskopike t'i fusni
brenda plotësisht në pajisje përpara se të
mbyllni derën e furrës.
SHQIP 11
Kommentare zu diesen Handbüchern