
7.2 Shinat teleskopike
Ruajini udhëzimet për shinat
teleskopike për përdorim në
të ardhmen.
Me shinat teleskopike mund t'i fusni e
nxirrni raftet më lehtë.
KUJDES!
Mos i pastroni shinat
teleskopike në enëlarëse.
Mos i lubrifikoni shinat
teleskopike.
1. Tërhiqni jashtë shinat teleskopike të
krahut të djathtë dhe të majtë.
2. Vendoseni raftin me rrjetë mbi shinat
teleskopike e më pas shtyjini ato me
kujdes brenda pajisjes.
Sigurohuni që shinat teleskopike t'i fusni
brenda plotësisht në pajisje përpara se të
mbyllni derën e furrës.
8. FUNKSIONET SHTESË
8.1 Aktivizimi i bllokimit për
fëmijët
Funksioni i bllokimit për fëmijët
parandalon vënien aksidentale në punë
të pajisjes.
1. Mos vendosni një funksion të furrës.
2. Shtypni dhe mbani shtypur
dhe
njëkohësisht për 2 sekonda.
Bie një sinjal akustik. SAFE shfaqet në
ekran.
Për të çaktivizuar bllokimin për fëmijët,
përsëritni hapin 2.
8.2 Përdorimi i Bllokimit të
funksionit
Funksioni i bllokimit të butonave mund të
aktivizohet vetëm kur pajisja është në
punë.
Bllokimi i funksionit parandalon një
ndryshim të paqëllimshëm të
temperaturës dhe cilësim të kohës kur
furra është në punë.
1. Përzgjidhni një funksion të furrës dhe
vendoseni sipas preferencave tuaja
2. Shtypni dhe mbani shtypur dhe
njëkohësisht për 2 sekonda.
Bie një sinjal akustik. Loc shfaqet në
ekran.
Për të çaktivizuar Bllokimin e funksionit,
përsërisni hapin 2.
Loc ndizet në ekran kur
rrotulloni një çelës e
temperaturës ose shtypni një
buton. Nëse e rrotulloni
çelësin e funksionit të furrës,
pajisja çaktivizohet.
SHQIP 13
Kommentare zu diesen Handbüchern