
10. Mbajeni panelin prej xhami të derës
nga pjesa e sipërme dhe nxirreni
jashtë me kujdes. Sigurohuni që
xhami të rrëshqasë jashtë
mbështetëseve krejtësisht.
11. Pastroni panelin e xhamit me ujë dhe
sapun. Thani panelin e xhamit me
kujdes.
Kur pastrimi të ketë mbaruar, instaloni
panelin e xhamit dhe derën e furrës.
Kryejini hapat e mësipërm në rend të
kundërt.
Zona e afishimit duhet të vendoset
përballë anës së brendshme të derës.
Sigurohuni që pas instalimit sipërfaqja e
kornizës së panelit prej xhami në zonat e
afishimit të mos jetë e ashpër kur e
prekni.
Sigurohuni që të instaloni panelet e
brendshme të xhamit siç duhet në vendet
e tyre.
10.8 Ndërrimi i llambës
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
Llamba mund të jetë e
nxehtë.
1. Fikni furrën.
Prisni derisa furra të ftohet.
2. Shkëputeni furrën nga priza e
korrentit.
3. Vendosni një pëlhurë në fund të
zgavrës.
KUJDES!
Llambën halogjene kapeni
gjithmonë me një pecetë për
të evituar djegien e mbetjeve
të yndyrshme mbi llambë.
Llambushka e pasme
1. Rrotullojeni kapakun prej xhami të
llambës për ta hequr.
2. Pastroni kapakun prej xhami.
3. Ndërroni llambën me një llambë të
përshtatshme që i reziston
nxehtësisë 300 °C.
4. Montoni kapakun prej xhami.
11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
11.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Furra nuk nxehet. Furra është çaktivizuar. Aktivizoni furrën.
Furra nuk nxehet. Nuk është vendosur ora. Vendosni orën.
Furra nuk nxehet. Nuk janë bërë cilësimet e
nevojshme.
Sigurohuni që të gjitha
cilësimet të jenë të sakta.
www.electrolux.com28
Kommentare zu diesen Handbüchern