
12. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
12.1 Shënime për pastrimin
• Pastroni pjesën e përparme të
pajisjes me një copë të butë me ujë të
ngrohtë dhe një agjent pastrues.
• Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent të zakonshëm
pastrimi.
• Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi.
Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të
ushqimeve të tjera mund të shkaktojë
zjarr. Rreziku është më i lartë për
tavën e skarës.
• Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm për furrat.
• Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë të
ngrohtë dhe agjent pastrues.
• Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin,
mos i pastroni duke përdorur lëndë
agresive, sende me cepa të mprehta
ose në enëlarëse. Kjo mund t'i
shkaktojë dëmtime veshjes së
pajisjes.
12.2 Heqja e mbajtëseve të
rafteve
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen,
sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik djegie.
Për të pastruar pajisjen hiqni mbajtëset e
raftit.
1. Nxirrini mbajtëset me kujdes nga
kapja e përparme, duke i ngritur lart.
2. Tërhiqni pjesën ballore të
mbështetëses nga muri anësor.
3. Nxirrini mbajtëset nga kapja e
pasme.
Montojini mbështetëset e rafteve në
rendin e kundërt.
12.3 Pastrim me avull
Hiqni pjesën më të madhe të
papastërtive me dorë.
1. Hidhni 250 ml ujë dhe 3 lugë gjelle
uthull, direkt në krijuesin e avullit.
2. Aktivizoni funksionin: Pastrim me
avull.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.
Një sinjal tjetër akustik bie kur programi
është përfunduar.
3. Prekni një fushë sensori për të
çaktivizuar sinjalin.
4. Fshijeni pajisjen me një cohë të butë.
Fshini ujin nga krijuesi i avullit.
Mbajeni derën e pajisjes hapur për rreth
1 orë. Prisni derisa pajisja të jetë tharë.
Për të përshpejtuar tharjen mund të
ngrohni pajisjen me ajër të nxehtë në
temperaturën 150°C për afro 15 minuta.
12.4 Sistemi i krijimit të avullit
KUJDES!
Thajeni sistemin e krijimit të
avullit pas çdo përdorimi.
Hiqeni ujin me sfungjer.
Mbetjet e çmërsit mund të
hiqen me ujë me uthull.
www.electrolux.com44
Kommentare zu diesen Handbüchern